Author: Hamdi Kumanova

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar organizimin e një proteste të hënën, në kundërshtim me verdiktin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Marshimi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të vijojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë. Në orën 12:00, në shesh, përfaqësues të studentëve pritet të mbajnë fjalime dhe të përcjellin mesazhet e protestës. Përfaqësuesi i Parlamentit Studentor, Flon Kastrati, tha se protesta synon të përcjellë një mesazh uniteti, dinjiteti dhe solidariteti në këtë moment që ai e cilësoi të rëndësishëm për Kosovën. “Ky…

Lexo më Shumë

Ne jemi një prioritet kryesor për SHBA-në në rajon, ata e shohin Maqedoninë dhe këtë Qeveri si një mike të ngushtë dhe po diskutojmë për projekte kapitale në energjetikë dhe infrastrukturë. Besoj se në vitet që vijnë, ky partneritet strategjik do të japë shumë projekte kapitale që do të kenë rëndësi historike, tha kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për MIA-n të zhvilluar në Uashington gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thekson se gjatë takimeve që zhvilloi, u diskutua financimi i mundshëm i Çebrenit dhe Galishtes, si dhe tubacioni i gazit në vend që…

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në Tetovë, duke e akuzuar për ngacmim seksual. Sipas denoncimit, gjatë vizitave të saj në ordinancë më 14 dhe 18 shtator, gjatë ndërhyrjeve mjekësore, stomatologu dyshohet se e ka ngacmuar. Ajo gjithashtu ka deklaruar se më vonë, përmes një aplikacioni celular, stomatologu i ka dërguar mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Më 18.09.2026 në ora 12:15, në DPB Gostivar, A.E. (41) nga Gostivari ka denoncuar se në parcelën e tij kadastrale në ZK Gostivar 2, ka vërejtur gërmime të kryera nga kryerës të panjohur, ndërsa më 17.09.2026 janë vendosur elemente ndërtimore dhe një dollap-tabelë për energji elektrike me logon e një firme, edhe pse denoncuesi nuk ka dhënë pëlqim për këtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më 19.09.2026 në ora 02:00, në SPB Tetovë, mjeku kujdestar nga Reparti i Kirurgjisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës ka denoncuar se te ta është sjellë një person me lëndime nga një sulm fizik. Pas mbërritjes së zyrtarëve policorë është konstatuar se bëhet fjalë për A.I. (26) nga fshati Bogovinë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e kryerësve.

Lexo më Shumë

Më 18.09.2026, në zonën e qytetit të Gostivarit, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar dhe zyrtarët nga Qendra për Punë Sociale Gostivar kanë realizuar një kontroll akksional për luftimin e lypjes. Gjatë kontrollit janë zënë tre persona duke lypur, me ç’rast janë përpiluar tre procesverbalë për kundërvajtje të kryer sipas nenit 24 të Ligjit për Kundërvajtje kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave për veprën penale – Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, nga neni 230, paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Tre bashkëkryesit, më 17 shtator, kanë mbërritur me një automjet transportues të mbushur me mbeturina pranë deponisë “Bukovë”. Ata kanë filluar t’i djegin kabllot e mbetjeve prej gome me qëllim që të ndanin telat e bakrit prej tyre. Nga djegia është krijuar tym dhe janë çliruar substanca të dëmshme në ajër. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi për ndërtimin e një Data-Qendre Kombëtare në Maqedoninë e Veriut vazhdon të shkaktojë reagime nga partitë opozitare, ndërsa Qeveria mbetet në qëndrimin se projekti duhet të realizohet. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, tashmë po shqyrtohet një lokacion i mundshëm për ndërtimin e objektit. Paralelisht po zhvillohen bisedime me disa kompani që mund të përfshihen në financimin ose realizimin e projektit. Emrat e kompanive të interesuara deri tani nuk janë bërë publikë. Megjithatë, në një intervistë për MIA-n nga Uashingtoni, Mickoski zbuloi se Qeveria po bisedon me gjithsej gjashtë kompani. Mes tyre është edhe “Rumble”, kompani e lidhur me…

Lexo më Shumë

Vaksinimi i fëmijëve në Evropë po shënon rënie, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet shumë larg nivelit prej 95%, i konsideruar i nevojshëm për imunitet kolektiv të qëndrueshëm. Sipas të dhënave të publikuara, mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP (fruthi, rubeola dhe shytat) në vend është vetëm 62%. Edhe te vaksinat e tjera situata është e pafavorshme: mbulimi ndaj difterisë, tetanozit dhe poliomielitit është 79%, ndërsa për HPV-në vetëm 51%. Rënia e vaksinimit është veçanërisht e dukshme gjatë periudhës 2019–2022, e cila përkon me krizën e COVID-19. Ekspertët paralajmërojnë se mbulimi i ulët mund të dobësojë imunitetin…

Lexo më Shumë

Një rast i pazakontë dhe shqetësues është raportuar në policinë e Koçanit, pasi banorë të një pallati në rrugën “Dimitar Vllahov” kanë denoncuar se një person i panjohur, në dy raste gjatë orëve të vona të natës, ka futur një dron të vogël në banesën e tyre. Sipas dëshmive të familjes, ekziston dyshimi se me dron janë filmuar anëtarët e familjes ndërsa flinin. Gjatë incidentit të parë, droni ka hyrë përmes derës së hapur të tarracës dhe ka fluturuar drejt e në dhomën e gjumit. Zhurma e dronit i ka zgjuar banorët, ndërsa personi që e kontrollonte atë është përpjekur…

Lexo më Shumë

LSDM-ja opozitare ka akuzuar ZNAM-in dhe kryetarin e saj, Maksim Dimitrievski, për “tradhti ndaj partisë dhe votuesve”, në dyvjetorin e formimit të qeverisë. Nga LSDM-ja thonë se ZNAM-i është shndërruar në “satelit të Mickoskit” dhe pretendojnë se pjesëmarrja e tij në pushtet lidhet me interesa rreth tenderëve. “Dy vjet punë, dy vjet rezultate, një dashuri – tenderët”, thuhet në reagimin e LSDM-së, e cila akuzon ZNAM-in se ka braktisur premtimet fillestare dhe është bërë pjesë e shumicës qeverisëse. LSDM-ja gjithashtu ngre pretendime për financime dhe tenderë, duke kërkuar nga Dimitrievski të sqarojë, siç thotë, “sa ka marrë për…

Lexo më Shumë

Videot e publikuara nga qytetarë të papërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturinat në vende publike dhe në lumenj, u bënë temë aktualë ditëve të fundit. Reagimet ndaj pamjeve të një gruaje që hedh mbeturina në Lepenc nuk po ndalen, ndërsa është shfaqur një rast i ri i hedhjes së papërgjegjshme të mbeturinave. Në pamje shihen dy persona me një motor dhe rimorkio, të cilët ndalojnë dhe i shkarkojnë mbeturinat drejtpërdrejt në rrugë. Sipas të parit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, po kërkojnë mënyra për t’i stimuluar qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në mënyrë të rregullt ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e…

Lexo më Shumë