Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi këtë mëngjes se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë evidentuar gjithsej 13 zjarre. Sipas të dhënave, asnjë prej tyre nuk është aktiv, një është vënë nën kontroll dhe 12 janë shuar. Zjarri në afërsi të fshatrave Belicë dhe Jasen ka përfshirë pyje me rritje të ulët dhe pyje të përziera. Ai vazhdon të digjet, por aktualisht është nën kontroll. Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë gjithashtu në raste zjarresh në Bosilovë, Bogdanci, Novaci, Probishtip, Shtip, Aerodrom, Kumanovë, Dollnen, Veles dhe Demir Hisar. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të ndryshme, përfshirë bimësi të ulët, bar të…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, deklaroi se me atë që ka parë në procesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe themeluesi i shtetit amerikan, George Washington do të ishte dënuar. “Mendoj se duhet të gjykohet në kontekstin e represionit serb, por duhet të konsiderohet edhe në emocionet e njerëzve, çfarë kanë përjetuar në atë kohë popullata shqiptare po luftonte për jetën e vet”, tha Clark në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN. “Spastrimi etnik ishte diçka e planifikuar, ishte kundër ligjit ndërkombëtar. Dhe rezultoi pikërisht edhe në dënime. Dhe gjatë dëshmisë e kam…
Më 17.09.2026, në orën 12:00 dhe 14:50, në fshatin Poroj të Tetovës dhe në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.K. (27) nga Poroj dhe A.C. (19) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal. S.K. dyshohet se gjatë natës së 15/16.09.2026, duke përdorur forcë, ka hyrë në një objekt shitjeje në Tetovë, në pronësi të I.O. (52), nga ku ka marrë para dhe disa produkte. Ndërkohë, S.A. (55) nga Tetova ka raportuar se A.C., nën kërcënim, i ka marrë para djalit…
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, deklaroi se dënimi që u dha nga Gjykata Speciale për krerët e UÇK-së nuk është dhënë as nga gjykatat e Sllobodan Millosheviçit. As gjykata e pashistit Millosheviç nuk ka dhënë kaq dënim të lartë Po për këta bashkëluftëtarë, për të cilët dje Gjykata Speciale shqiptoi dënimin. Sigurisht që është pritur me zemëratë, me indinjatë, me reagime prej pjesës dërrmuese të shqiptarëve. Mos themi që nuk ka edhe shqiptarë që s’janë gëzuar, por janë në numër të vogël këta shqiptarë. Më së shumti këtij dënimi i është gëzuar Beogradi. Sot, edhe partitë politike maqedone kanë dalë…
Ndërsa publiku ka pritur gjithë javën që ai të dëgjohet, të fillojë punën, të fitojë rrogën nga qytetarët, të zbardhë fytyrën, Prokuroria Publike ende nuk ka filluar një procedurë për festimin e pavarësisë, sipas një deklarate për mediat e PLD-së. Partia Liberale Demokratike (PLD) po ofron ndihmë që më në fund të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë në Maqedoni. “PLD kërkon që Prokuroria Publike të tregojë se ka personel të aftë që nuk i nënshtrohen presionit politik dhe të hapë menjëherë një procedurë në lidhje me shpenzimin e parave nga lotaria shtetërore”, thonë nga PLD. Nga atje shtojnë…
Pentagoni po shqyrton tërheqjen e rreth 25 mijë ose më shumë trupave amerikane nga Evropa, duke e zvogëluar potencialisht praninë ushtarake amerikane në kontinent me gati një të tretën, raportoi të enjten NBC News. Tërheqja e propozuar mund të jetë edhe më e madhe, duke arritur deri në 40 mijë trupa, raportoi NBC, duke cituar zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë të njohur me diskutimet. Rreth 80 mijë trupa amerikane janë aktualisht të stacionuara në Evropë. Nuk janë marrë vendime përfundimtare, sipas raportit. Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat presin disa nga vendosjet më të mëdha të SHBA-së në…
Çështja e gjyqit me biznesmenin italian Francesco Becchetti u diskutua edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në seancën “maratonë” parlamentare. Ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, i cili edhe një herë i kërkoi llogari kryeministrit Rama në rikthimin e tij në Kuvend, teksa kryeministri nuk e kurseu përgjigjen, duke theksuar se Becchetti nuk ka marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit shqiptar, teksa vetëm një shumë e caktuar është e ngrirë deri në fund të procesit gjyqësor. Kryeministri Edi Rama ka replikuar me opozitën në Kuvend, duke përgënjeshtruar pretendimin se biznesmeni italian, Francesco Becchetti…
SPAK ka nisur marrjen në pyetje të personave që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur që pagat të mos lëvrohen, në kuadër të hetimit për bllokimin e pagave. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. E para që po merret në pyetje është shefja e Thesarit, Elmira Peto, e cila ndodhet aktualisht në Prokurorinë e Posaçme. Peto është thirrur nga prokurori i çështjes për të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave dhe po pyetet si deklaruese. Sipas të dhënave të reja, deri tani në kuadër të hetimit janë administruar vendimi i Gjykatës…
Një grua ka pësuar lëndime të lehta pasi është goditur nga një veturë në rrugën “8 Maji” në Mitrovicë të Veriut. Rasti ka ndodhur më 17 shtator, rreth orës 11:10. Sipas Policisë së Kosovës, një person dyshohet se derisa ishte duke drejtuar automjetin ka goditur këmbësoren dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pas marrjes së trajtimit është liruar. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
Ekzistojnë dyshime se komisioni për kredinë hungareze prej një miliard eurosh arrin në 100 milionë euro, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke ngritur pyetje në lidhje me mënyrën se si shpërndahen dhe shpenzohen fondet nga kredia. Filipçe në “Samo intervju” në “Kanal5” tregoi se hetimi për kredinë në Hungari, sipas tij, lidhet me ndryshimin e qeverisë atje. “Për shembull, a do të hapej një hetim nëse qeveria nuk do të kishte ndryshuar për kredinë hungareze, pra për paratë kineze në Hungari, nëse qeveria nuk do të kishte ndryshuar? Pra, mund ta imagjinoni se çfarë lloj hetimesh po hapen për…
Kontestet e punës i kushtuan shtetit më shumë se 64 milionë euro në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2025, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Revizionit. Sipas ESHR-së, një total prej 3.97 miliardë denarë, ose rreth 64.37 milionë euro, u paguan në bazë të procedurave gjyqësore të mosmarrëveshjeve të punës. Nga kjo shumë, rreth 33.2 milionë euro lidhen me borxhin kryesor, ndërsa 31.15 milionë euro u shpenzuan për interesa, shpenzime gjyqësore dhe zbatim. Kjo përfaqëson 48.39 përqind të totalit të fondeve të paguara. Revizioni gjeti gjithashtu një rritje të konsiderueshme të numrit të mosmarrëveshjeve të punës. Numri…
Administrata amerikane po shqyrton mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve ekonomike me Rusinë edhe përpara përfundimit të luftës në Ukrainë, raporton The New York Times, duke iu referuar dy burimeve pranë bisedimeve. Sipas gazetës amerikane, kjo qasje përbën një ndryshim nga qëndrimi i mëparshëm i Uashingtonit, sipas të cilit rritja e presionit ekonomik dhe ushtarak ndaj Presidentit rus Vladimir Putin do të ishte mënyra për ta detyruar atë të pranonte kompromiset e nevojshme. Megjithatë, brenda administratës amerikane besohet se bashkëpunimi ekonomik mund të përdoret si një tjetër instrument për të avancuar negociatat për përfundimin e luftës. Sipas burimeve të cituara nga…

