VMRO-DPMNE-ja akuzon se sistemi gjyqësor në vend është politizuar ndër vite dhe është vënë në shërbim të individëve të fuqishëm, në vend që të veprojë në përputhje me ligjin. Nga partia në pushtet pretendojnë se sa herë që persona të afërt me LSDM-në dhe BDI-në përballen me drejtësinë, aktivizohen, siç i quajnë ata, “instalimet partiake” brenda sistemit gjyqësor. “Gjyqtarë dhe prokurorë marrin vendime në favor të tyre, i kthejnë procedurat në rigjykim, i shfuqizojnë aktgjykimet dhe i mbyllin hetimet, vetëm për t’ua plotësuar kërkesat urdhërdhënësve të tyre”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. Sipas partisë, lidhjet familjare, miqësore,…
Author: Hamdi Kumanova
Edhe diploma dhe përvoja nuk garantojnë barazi në të ardhura. Gratë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të fitojnë mesatarisht rreth 12% më pak se burrat, ndërsa diferencat më të mëdha janë evidentuar te personat me arsim të lartë dhe te të punësuarit e moshës 45 deri në 49 vjeç. Të dhënat e fundit zyrtare janë bërë publike nga Aleanca për Barazi Gjinore (GEA) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pagës së Barabartë. Sipas GEA-s, hendeku gjinor në paga nuk krijohet vetëm në momentin kur paguhet paga. Ai është rezultat i pabarazive që shfaqen shumë më herët gjatë jetës profesionale të…
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Kryesisht në rajonet veriore dhe lindore do të ketë kushte për shi të lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira me periudha me diell dhe kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.…
Në listën e re të kompanive që janë borxhlinj në Drejtorinë për të Ardhurat Publike (DAP), nuk ndodhet më “Divelop Grup”, e cila para katër muajsh kishte borxh mbi 2 milionë euro. Kompania, bashkëpronar i së cilës është Jordan Mijallkov, djali i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, e ka shlyer borxhin dhe nuk figuron më në listën e DAP. Lista përfshin detyrime në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve për sigurim të detyrueshëm social, akcizave dhe doganave. Nga gjithsej 5.240 debitorë, 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 janë persona fizikë. Krahasuar me muajin…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pretendon se varësia e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIOM) nga buxheti i shtetit është rritur ndjeshëm dhe se këtë vit për pagesën e pensioneve do të nevojiten rreth një miliard euro nga buxheti. Në një intervistë për emisionin „Samo intervju“ në Kanal 5, Filipçe tha se mungesa buxhetore e fondit pensional në vitet e kaluara ishte rreth 500 milionë euro. Sipas shifrave që ai paraqiti, në vitin 2024 deficiti ishte rreth 530 milionë euro, në vitin 2025 rreth 690 milionë euro, ndërsa projeksioni për vitin 2026 arrin në një miliard euro. Ai…
TAV Maqedonia ka tërhequr kufizimin për hyrjen falas të automjeteve në zonën “Hug & Fly” të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Kufizimi parashikonte që një automjet të mund të hynte falas vetëm një herë brenda 24 orëve. Vendimi është tërhequr pasi Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës kërkoi nga TAV Maqedonia sqarime dhe të dhëna shtesë lidhur me mënyrën e vendosjes dhe zbatimit të këtij kufizimi. Sipas Komisionit, TAV Maqedonia e ka njoftuar se ka hequr masën. Komisioni e ka përshëndetur tërheqjen e kufizimit dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë kushtet e qasjes në infrastrukturën aeroportuale, veçanërisht…
Më 17.09.2026 në orën 23:10 në Stacionin Policor Rostushë është denoncuar se në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin e quajtur Udhëkryqi i Manastirit, punonjësja A.K.(27) nga Dibra ka rënë nga një mur me lartësi prej rreth dy metrash afër hyrjes ndihmëse. Ajo është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore, ndërsa këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e mëtejshme për mbrojtjen, certifikimin dhe promovimin e rubinit të Maqedonisë. Do të prezantohen hapat konkretë të ndërmarrë deri më tani, si dhe hapat e ardhshëm për vendosjen e sistemit për mbrojtjen dhe njohjen e rubinit të Maqedonisë – nga përcaktimi dhe dokumentimi i origjinës, përmes certifikimit dhe vendosjes së kritereve të qarta, drejt krijimit të mekanizmave për promovimin e tij autentik. Fokus të veçantë do t’i kushtohet aktiviteteve për promovimin e tij ndërkombëtar. Siç thonë nga Ministria, kjo do të jetë një…
Banorët e Komunës Qendër tani do të jenë në gjendje të kontrollojnë në internet nivelin e zhurmës në 30 lokacione në të gjithë komunën dhe nëse vlerat e matura tejkalojnë kufirin e lejuar me ligj. Sistemi i ri është i lidhur me portalin komunal të GIS-it, përmes të cilit qytetarët marrin informacion të drejtpërdrejtë mbi të dhënat nga pajisjet matëse të instaluara. Komuna Qendër thotë se ky është shërbimi i parë i tillë në nivel lokal në Maqedoni. Për të aksesuar të dhënat, kërkohet regjistrimi në portalin GIS. Më pas, përmes kategorisë “Monitorimi i Zhurmës”, mund të zgjidhet një vendndodhje…
Një tentativë për t’iu shmangur kontrollit policor ka përfunduar me ndalimin e një 36-vjeçari nga fshati Goshincë dhe sekuestrimin e më shumë se një mijë artikujve të ndryshëm, të cilët dyshohet se ishin futur në vend pa dokumentacionin përkatës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në rajonin e fshatit Likovë. Sipas Policisë, zyrtarët e Stacionit Policor për Kontrolle Kufitare dhe Mbikëqyrje Kufitare “Bllanocë” i kanë dhënë shenjë për ndalim drejtuesit të një kamioni tip “Mercedes Sprinter”, por ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar në drejtim të fshatit Hotël. Pas masave të ndërmarra nga policia, automjeti është ndaluar dhe…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në Uashington, mbajti një fjalim në Këshillin Atlantik, ku prezantoi prioritetet strategjike të Qeverisë, pozicionin e vendit në rajon, partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, integrimin evropian, si dhe planet për zhvillimin ekonomik, infrastrukturor, energjetik dhe teknologjik të vendit. Mickoski theksoi se partneriteti strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është një partneritet i ndërtuar gjatë dekadave dhe se Qeveria ka një vendosmëri të qartë për ta thelluar atë më tej. Ai theksoi se Maqedonia është një vend i vogël, por me një pozicion gjeostrategjik jashtëzakonisht të rëndësishëm…
Koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, bëri akuza serioze në adresë të drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Petar Gajdov, duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e këtij institucioni. Sipas pretendimeve, Gajdov ka manipuluar me përkatësinë e tij etnike për përparim në karrierë. Konkretisht, thuhet se gjatë punësimit në vitin 2020 në pozitën ndihmës-drejtues – një vend i paraparë për kandidat të nacionalitetit shqiptar – ai është deklaruar si Shqiptar. Gjatë kandidimit për funksionin e drejtorit, ai ka paraqitur një deklaratë të noterizuar, në të cilën deklarohet si…

