Në fund të tetorit pritet të prezantohet aplikacioni shtetëror „m.Uslugi“, përmes të cilit qytetarët do të mund të kenë letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në telefon.
Dokumentet fizike do të vazhdojnë të vlejnë, ndërsa pranimi i versioneve digjitale nga institucionet do të bëhet gradualisht, pasi ato duhet të përshtaten teknikisht.
Aplikacioni nuk do të jetë i detyrueshëm. Në të ardhmen pritet të përfshihen edhe diplomat, dëftesa, certifikata dhe dokumente të tjera.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se aplikacioni tashmë është testuar nga disa mijëra qytetarë, ndërsa janë marrë rreth 200 sugjerime për përmirësime.



