Në Kumanovë, policia arrestoi një burrë 26-vjeçar pas një kontrolli në shtëpinë e tij, gjatë të cilit u gjetën një armë dhe municione. Rasti është në proces dokumentimi dhe do të pasojë një raport. Dje në orën 13:40, oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë së Kumanovës arrestuan 26-vjeçarin I.D. nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë “Ekol” dhe fishekë . Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov, në Bruksel ka marrë pjesë në diskutimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për përparimin në fushën e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Trajkov theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe zbatimit të reformave të nevojshme për avancimin e procesit të anëtarësimit në BE. Ajo nënvizoi se çdo vend kandidat duhet të vlerësohet në bazë të përparimit të tij dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Sipas saj, sundimi i ligjit është bazë për funksionimin e një…
Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Flakët kanë nisur rreth orës 09:00 dhe po përhapen me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë. Sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi po digjen. Grupet e punës dhe shërbimet zjarrfikëse janë vënë në punë për të ndërhyrë dhe për të izoluar vatrën.
Presidenti rus, Vladimir Putin po bëhet më i pamatur, i rrezikshëm dhe i kujdesshëm ndaj rreziqeve, ndërsa lufta e tij në Ukrainë intensifikohet dhe ai përpiqet të përçajë aleatët perëndimorë, tha sot zëvendëskomandanti i NATO-s në Evropë. Komandanti i Forcave Ajrore Britanike, John Stringer, foli për AP në Estoni në një konferencë sigurie mes paralajmërimeve nga disa udhëheqës evropianë se Moska planifikon të testojë mbrojtjen kolektive të NATO-s me sulme më të guximshme që tashmë kanë përfshirë sabotim dhe spiunazh. Strigner paralajmëroi se anëtarët e NATO-s duhet të jenë të vetëdijshëm për “mjedisin e ethshëm” dhe të matin me kujdes…
Shkollat në Maqedoninë e Veriut po përballen me një numër gjithnjë e më të vogël nxënësish, ndërsa zhvillimet negative demografike tashmë po reflektohen drejtpërdrejt në numrin e paraleleve dhe organizimin e mësimit. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, thotë se shteti do të duhet ta përshtatë rrjetin shkollor me realitetin e ri, por se kjo nuk duhet të nënkuptojë automatikisht largimin nga puna të mësuesve. Janevska, e ftuar në emisionin “Studio e Natës” në 4TV, theksoi se rënia e numrit të lindjeve, emigrimi dhe ndryshimet në mënyrën e jetesës dhe modelet familjare tashmë po ndihen në sistemin arsimor. “Është…
Deri në orën 7:30 të mëngjesit, u regjistruan gjithsej 28 zjarre në hapësira të hapura, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave. Prej tyre asnjë nuk është aktiv, një është nën kontroll dhe 27 zjarre janë shuar. Zjarri në komunat Makedonski Brod dhe Sopisht është vënë nën kontroll: fshati Belica, rrethi komunal i Kajorec (Komuna e Makedonski Brod), duke u përhapur drejt Jasen (Komuna e Sopishtes) – pyll me bimësi të ulët dhe të përzier.
Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, sot duhet të marrë pjesë në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, njoftoi korrespondenti special i MIA-s nga Nju-Jorku. Takimin e udhëheq përfaqësuesja e lartë për Siguri të Përbashkët dhe Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas Përpara takimit, kryeministri i Maqedonisë Mickoski bëri thirrje për përfshirjen e përfaqësuesve të BE-së me qëllim përmirësimin e dialogut për dallimet me Bullgarinë. Kryeministri Mickoski gjithashtu informoi se po vijnë sinjale pozitive nga Bashkimi Evropian, veçanërisht…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ngritur kriteret dhe ka njoftuar se do të kërkojë që paga minimale të rritet në 800 deri në 850 euro. Sipas LSM-së, kërkesa aktuale prej 600 eurosh nuk korrespondon më me rritjen e kostove të jetesës. Paga minimale në Maqedoni aktualisht është 26.000 denarë. Nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski, deklaroi në një paraqitje të ftuar në emisionin “Argument Plus” se paga minimale e sindikatës po i afrohet 70.000 denarëve, dhe sipas pretendimeve të tij, shpenzimet familjare janë rritur me më shumë se 8.000 denarë në dy vitet e fundit. Ai kritikoi rregullimet vjetore…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoton se trafiku në vend po zhivllohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga LAMM thonë se është rritur intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Aktivitetet ndërtimore po kryhen në Rrugën Shtetërore A2, seksioni Gostivar-Strazhë, në urën nr. 7, Viadukt Dol, nga 14 prilli 2026. Për të qenë…
Ministrja e Financave të RMV-së, Gordana Dimitrieska-Koçoska mori pjesë në sesionin e punës “Nxitja e Rritjes në Ekonominë e Re”, të organizuar në kuadër të “Takimeve të Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026” në Forumin Ekonomik Botëror, të mbajtur në New York. Në sesion, në të cilin morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit të biznesit, u diskutuan sfidat dhe mundësitë që sjell ekonomia e re, me një fokus të veçantë në sigurimin e sigurisë energjetike, aksesin në energji dhe qëndrueshmërinë si faktorë për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë afatgjatë. Diskutimi u përqendrua në qasje…
Sulmi ndaj një gjinekologu në poliklinikën “Bukurështi” në Shkup ka rikthyer debatin për sigurinë e punonjësve shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut. Gjinekologu Dejan Ognenoviq u sulmua në ordinancën e tij, duke pësuar lëndim në një rruazë të qafës. Sipas dëshmisë së tij, sulmi ishte kulmimi i një serie kërcënimesh që kishte marrë gjatë periudhës së kaluar. Rastin e ka denoncuar në polici më 16 shtator. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe se më pas do të dorëzohet kallëzim penal te Prokuroria kompetente. Mbi 70 për…
I pyetur se kur do ta rikthejnë emrin e vjetër kushtetues të vendit nga anëtari i LSDM-së, Andrej Zhernovski, siç ishte premtuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e fundit parlamentare, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, u përgjigj se “sapo të krijohen kushtet”. Në emisionin “Direktno”, ai i tha Zhernovskit të flasë me kolegët e tij në Kuvend për të mbështetur propozimin dhe Badenterin e nevojshëm përmes deputetëve të BDI-së. “Këto janë parakushtet: shumica prej dy të tretash dhe Badenteri. Më përshtatet politikisht, nuk kam nevojë ta them këtë, por ju thoni se qytetarët u gënjyen dhe votuan për OBRM-PDUKM-në…

