Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë.
Flakët kanë nisur rreth orës 09:00 dhe po përhapen me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë.
Sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi po digjen.
Grupet e punës dhe shërbimet zjarrfikëse janë vënë në punë për të ndërhyrë dhe për të izoluar vatrën.



