Presidenti rus, Vladimir Putin po bëhet më i pamatur, i rrezikshëm dhe i kujdesshëm ndaj rreziqeve, ndërsa lufta e tij në Ukrainë intensifikohet dhe ai përpiqet të përçajë aleatët perëndimorë, tha sot zëvendëskomandanti i NATO-s në Evropë.
Komandanti i Forcave Ajrore Britanike, John Stringer, foli për AP në Estoni në një konferencë sigurie mes paralajmërimeve nga disa udhëheqës evropianë se Moska planifikon të testojë mbrojtjen kolektive të NATO-s me sulme më të guximshme që tashmë kanë përfshirë sabotim dhe spiunazh.
Strigner paralajmëroi se anëtarët e NATO-s duhet të jenë të vetëdijshëm për “mjedisin e ethshëm” dhe të matin me kujdes se si t’i përgjigjen atij, sepse Putini do të donte ta provokonte Aleancën që të “reagojë tepër”.
Kryeministri polak Donald Tusk tha javën e kaluar se Rusia mund të shënjestrojë vendet e NATO-s me sulme të qëllimshme me dronë ose raketa, duke pretenduar se ato ishin aksidentale. Presidenti francez Emmanuel Macron u pajtua dhe i kërkoi qeverisë së tij të përgatisë një plan për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga dronët dhe sulmet kibernetike.



