Deri në orën 13:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej gjashtë zjarre në ambient të hapur, nga të cilat një është aktiv, një është nën kontroll dhe katër janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarr aktiv ka në fshatin Rashçe në Komunën e Sarajit ku digjet bar i thatë.
Nën kontroll është zjarri afër fshatit Belicë dhe Jasen ku është përfshirë pyll i përzier.



