Një turiste 70-vjeçare nga Gjermania është gjetur e vdekur mbrëmë në një hotel në Kejin “Maqedonia” në Ohër.
Sipas MPB-së, rasti është denoncuar në polici rreth orës 23:40. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka dalë në vendngjarje, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e gruas.
Nga kontrolli fillestar nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa policia ka kryer këqyrjen në vendngjarje.



