Më 25.09.2026 në orën 21:45, pas një videoje të publikuar paraprakisht në rrjetet sociale, në Stacionin Policor të Tetovës është dorëzuar vetë R.N. (62) nga një fshat i Tetovës. Me udhëzim të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, personi është privuar nga liria për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet“ sipas nenit 188 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka ngritur në Kuvend shqetësime lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike, duke akuzuar shumicën qeverisëse për diskriminim në proceset e punësimit. Snopçe ka vënë në pah disa raste të punësimit në institucione dhe ndërmarrje publike, duke argumentuar se përfaqësimi i shqiptarëve mbetet i ulët në disa sektorë, veçanërisht në strukturat e sigurisë dhe administratës. Duke iu referuar konkursit të fundit në Shkollën e Policisë, ai theksoi se nga 310 kandidatë të pranuar, vetëm 9 janë shqiptarë. Si shembuj të tjerë, Snopçe përmendi edhe të dhënat që, sipas tij, lidhen me përfaqësimin…
Pas 50 vitesh histori, traditë dhe pasion për futbollin, Shkëndija e Haraçinës po merr infrastrukturën që e ka merituar prej vitesh. Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka nisur realizimi i qendrës së re sportive, një investim i Komunës së Haraçinës që po mbështetet edhe nga pushteti qendror. Projekti synon të krijojë kushte të reja për zhvillimin e sportit në komunë, veçanërisht për Shkëndijen e Haraçinës, si dhe për fëmijët dhe të rinjtë që do të kenë hapësira të përshtatshme për stërvitje dhe zhvillim sportiv. Në këtë proces është përfshirë edhe pushteti qendror, ndërsa mbështetjen institucionale…
Sasho Mijallkov ka mohuar pretendimet e partisë Levica dhe disa mediave se ai ka përfituar pronë në zonën e quajtur ‘Barutan Ai thotë se nuk posedon asnjë pronë dhe nuk ka interesa atje, duke theksuar se këto të dhëna mund të verifikohen në Regjistrin Qendror dhe institucionet kompetente. Mijallkov gjithashtu kundërshton përmendjen e emrit të tij në një shkrim të “Prizma”, duke thënë se aktivitetet e tij të biznesit para rreth dhjetë vitesh nuk kanë lidhje me rastin aktual. Ai kërkon publikimin e demantit dhe tërheqjen e informacionit që e konsideron të pasaktë
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në Nju Jork ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe pjesëmarrës në aktivitetet shqiptaro-amerikane. Sipas njoftimit të VLEN-it, Mexhiti ka marrë pjesë në Galën e Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ku ka folur për rëndësinë e organizimit dhe përfaqësimit të diasporës shqiptare në institucionet amerikane. Në kuadër të vizitës, Mexhiti është takuar edhe me gjeneralin amerikan Wesley Clark. VLEN e veçon këtë takim për shkak të lidhjes së Clark me Komunën e Çairit, ku ai është shpallur qytetar nderi. Në njoftim, VLEN vlerëson se diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, gjatë natës ka zhvilluar kontrolle në disa objekte hotelierike në Shkup. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë kontrolleve janë identifikuar gjithsej 37 persona, ndërsa tetë prej tyre janë privuar nga liria. Në mesin e personave të ndaluar, sipas MPB-së, kanë qenë edhe tre të mitur. “Sektori për Punë të Brendshme Shkup, në bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, gjatë natës ka kryer kontroll në disa objekte hotelierike në Shkup. Gjatë kontrollit janë identifikuar 37 persona dhe janë privuar nga liria tetë persona,…
Tre shtetas shqiptarë ndodhen ende nën rrënojat e një ndërtese në Athinë, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në zonën e Plakës. Siç bën me dije korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, në total, gjashtë persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit. Shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Si pasojë e shpërthimit, ndërtesa u shemb, ndërsa një kalimtar u plagos lehtë nga copëzat e shpërndara. Forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në…
Virusi i Nilit Perëndimor vazhdon të jetë aktiv në Maqedoninë e Veriut. Deri më 22 shtator janë regjistruar 70 raste, prej tyre 65 të konfirmuara dhe 5 të mundshme, ndërsa janë shënuar 9 viktima. Shumica e rasteve janë në Shkup (63), ndërsa raste janë regjistruar edhe në Veles, Kumanovë, Sveti Nikollë, Kavadarc dhe së fundmi edhe në Tetovë. Vetëm gjatë javës së fundit janë evidentuar 5 raste të reja. Me uljen e temperaturave pritet të ulet aktiviteti i mushkonjave dhe rreziku i infektimit, por autoritetet theksojnë se transmetimi ende vazhdon. Sipas OBSH-së, shumica e të infektuarve nuk shfaqin simptoma. Rastet…
Mbi 1.700 mësues të arsimit fillor dhe të mesëm do të trajnohen për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në procesin mësimor, njoftoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Rreth 1.000 mësues tashmë kanë përfunduar trajnimin, ndërsa këtë vjeshtë procesi do të vazhdojë me 700 të tjerë, në bashkëpunim me FINKI-n, FEIT-in dhe sektorin privat. Janevska tha se mësuesit mësojnë përdorimin e IA-së për përgatitjen e materialeve, prezantimeve dhe testeve, ndërsa nxënësit nxiten ta përdorin teknologjinë për zhvillimin e mendimit kritik e kreativ, si dhe për dallimin e lajmeve të rreme dhe verifikimin e fakteve. Ministria synon gjithashtu që nga viti i…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka rikthyer në vëmendje dy data që, sipas tij, lidhen me të njëjtin person, por me ngjarje të ndryshme. Në një postim në rrjetet sociale, Shasivari shkruan: “26 shtator 1998: prita. 2–3 shtator 2020: dëshmia.” Ai thekson se bëhet fjalë për dy ngjarje, një person dhe 22 vite diferencë. Sipas Shasivarit, më 26 shtator 1998, bazuar në të dhënat publike, ndaj “Komandant Soravisë” ka ndodhur një pritë me pasoja të mundshme fatale. Ndërsa 22 vite më vonë, më 2 dhe 3 shtator 2020, ai person ka dëshmuar për rreth 15 orë në Prokurorinë Speciale në…
Moska nuk po përgatitet për veprime ushtarake kundër vendeve evropiane, tha Presidenti Vladimir Putin, duke hedhur poshtë pretendimet për një kërcënim rus si një përpjekje për të ndezur tensionet. Duke folur për mediat në margjinat e Forumit të 12-të të Kulturave të Bashkuara në Shën Petersburg të premten, Putin tha se vendet evropiane po nxisin tensionet në mënyrë që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Ai akuzoi “qarqet agresive” në Evropë se po përpiqen ta përdorin Ukrainën si “mish për top” për të kufizuar zhvillimin e Rusisë. Putini i përshkroi komentet e Ministrit Estonez të Mbrojtjes, Hanno Pevkur, rreth një konflikti…
Për vite me radhë, dy 62-vjeçarë nga Radovishi dyshohet se prodhonin dhe shisnin akull në kushte të improvizuara dhe johigjienike, përcjell TV21. Policia ka kontrolluar katër lokacione që i përdornin personat dhe aty ka gjetur makina për prodhimin e akullit, frigoriferë dhe qindra qese me akull të gatshëm për shitje. Në total, rreth 850 kilogramë akull janë sekuestruar. Por problemi kryesor u zbulua pas analizave laboratorike. Mostrat e akullit dhe të pajisjeve për prodhim nuk i plotësonin kushtet e kërkuara. Në to është konfirmuar prania e Escherichia coli dhe baktereve koliforme, që sipas autoriteteve tregon kontaminim me baktere me origjinë…

