Një nxënës 14-vjeçar është sulmuar nga një bashkëmoshatar në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit, në Shkup. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar dje rreth orës 13:00 nga një 43-vjeçare nga Shkupi. Ajo ka raportuar se rreth orës 09:00, djali i saj 14-vjeçar ishte sulmuar nga një bashkëmoshatar me një mjet të mprehtë. Si pasojë e sulmit, 14-vjeçari ka pësuar një plagë të prerë në dorë. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Këshilli i Sigurimit Kombëtar: Diskutime të Rëndësishme Pas Arrestimit të Vlora Hysenit
- Tragjedia në Padova: Një shqiptar humb jetën në një aksident ndërtimi
- Sofja pas kërkesës së Mucunkskit për përfshirjen e BE-së në proces: Jemi të hapur, por Shkupi t’i përmbushë detyrimet
- Arbër Ademi tregon kush tenton t’i rikthejë çështjet e Hagës në Maqedoni
- Sulm me mjet të mprehtë në shkollë – plagoset 14-vjeçari në Bit Pazar
- Bastisje në Tetovë, gjendet marihuanë – ndalohen dy persona
- Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt shkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat
- Miteva: Kapaciteti i LSDM-së për drejtimin e shtetit është i barabartë me zero



