MPB Maqedoni njofton se dje (24.09.2026), në orën 20:25 në Tetovë, nëpunës policorë të Njësisë për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë i privuan nga liria S.I. (20) nga fshati Lisec dhe R.Xh. (20) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.
“Në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të R.Xh. në Tetovë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri paketime më të mëdha dhe një qese najloni me marihuanë”.
“Personat janë mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
The post Bastisje në Tetovë, gjendet marihuanë – ndalohen dy persona appeared first on TV-SHENJA.


