Policia gjatë fundjavës ka zhvilluar disa kontrolle në Kumanovë, Shtip, rajonin e Tetovës, Shkup dhe Gostivar, ku janë gjetur marihuanë dhe substanca të ndryshme të bardha.
Në Kumanovë, ekipi mobil “Task Force”, së bashku me policinë, ka arrestuar P.D. (18) nga Kojnara e Poshtme. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një substancë e bardhë në formë kokrrizash.
Në Shtip është arrestuar I.M. (31) nga Erxhelia e Sveti Nikollës, tek i cili gjithashtu është gjetur substancë e bardhë.
Në rrugën lokale në Pallçisht të Epërm është arrestuar M.I. (23) nga Tetova. Ai ishte pasagjer në një “BMW”, ndërsa tek ai janë gjetur marihuanë dhe një grirëse.
Në Shkup janë arrestuar I.B. (40), një 17-vjeçar nga Shkupi, Sh.K. (23) nga Haraçina dhe N.H. (32) nga Velesi. Policia ka gjetur marihuanë dhe substancë të bardhë pluhur.
Në Gostivar është arrestuar E.B. (35), tek i cili janë gjetur marihuanë dhe sende me mbetje të saj.
Pas dokumentimit të rasteve, policia paralajmëroi kallëzime përkatëse ndaj personave të përfshirë.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Ndryshohen ambasadorët e Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
- “Task Force” kap 18-vjeçarin në Kumanovë, policia arreston disa persona për drogë në gjithë vendin
- Vdekja e 13-vjeçarit në Çair, “Zëri kundër dhunës” kërkon përgjegjësi nga institucionet
- “BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, Von der Leyen më 2 tetor në Shkup
- Flying Tiger Copenhagen vazhdon zgjerimin rajonal: qëllimi është të jetë i pranishëm në gjashtë tregje deri në fund të vitit 2027
- Orteku godet një grup alpinistësh në Himalaje, 2 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Nepal
- Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet para europarlamentarëve për protestat: Jeni argëtuar me flamingot, por…
- Pendarovski: Statusin kandidat për anëtarësim në BE e fituam falë Marrëveshjes së Ohrit, ky fakt nuk u vlerësuar nga maqedonasit



