Një tjetër rast i drejtimit të automjetit pa leje është regjistruar në rajonin e Tetovës.
Siç mëson Tetovasot, në fshatin Zhelinë është ndaluar A.B. (31) nga Leshnica e Poshtme, i cili drejtonte një Volkswagen Golf pa patentë shoferi.
Automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.



