Shqiptarët e Diasporës kanë njoftuar një protestë sot më 3 tetor, në orën 16:00, përpara Komisionit Evropian në Bruksel, me thirrjen “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”.
Protesta synon të përcjellë në institucionet evropiane kundërshtimet e organizatorëve ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa një prej kërkesave kryesore të tyre është dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama.
Protesta në Bruksel zhvillohet në një kohë kur në Tiranë vijojnë prej 126 ditësh protestat kundër qeverisë. Organizatorët dhe protestuesit kanë ngritur akuza për korrupsion dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga detyra.
Përmes protestës në kryeqendrën evropiane, Diaspora synon që këto kërkesa të dëgjohen edhe pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.



