Një 28-vjeçar nga Tetova ka përfunduar në pranga nën dyshimin për dhunë në familje, raporton Tetovasot.
Sipas denoncimit të bashkëshortes së tij 24-vjeçare, T.M. ka hedhur një send në drejtim të saj, duke i shkaktuar lëndime.
Siç raporton Tetovasot, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me kallëzim përkatës.



