Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë së Türkiyes (T3 Vakfı) kanë nënshkruar një Protokoll Bashkëpunimi, me synim zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës, teknologjisë, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Protokolli u nënshkrua në kuadër të festivalit TEKNOFEST Juglindje, të mbajtur në Şanlıurfa të Türkiyes, nga Kryetari i Bordit Drejtues të IBU-së, Assoc. Prof. Dr. Bilal Sucubaşı, dhe Kryetarja e Bordit Drejtues të T3 Vakfı, Dr. Elvan Kuzucu Hıdır.
Marrëveshja synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim akademik ndërmjet dy institucioneve, me fokus të veçantë në nxitjen e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitete shkencore dhe teknologjike, si dhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta. Në kuadër të bashkëpunimit, parashihet edhe shqyrtimi i mundësive që IBU të kontribuojë me ekspertizën e saj akademike dhe angazhimin e studentëve në projektin Science Skopje (Bilim Üsküp), i cili është në proces të themelimit në Shkup.
Përmes këtij bashkëpunimi, dy institucionet synojnë të mbështesin zhvillimin e kompetencave të studentëve në fushën e shkencës dhe teknologjisë, duke krijuar mundësi për përfshirje në iniciativa dhe projekte të reja. Protokolli përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet Türkiyes dhe Ballkanit, si dhe në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.



