Në Tearcë, çerdhja e parë publike ka hapur dyert. Në Kumanovë, gjimnazi i ri “Sami Frashëri” është drejt përfundimit. Dy investime të shumëpritura për fëmijët, nxënësit dhe familjet e tyre.
Çerdhja “Foleja” në Përshefcë, me investim prej mbi 800 mijë eurosh, ka kapacitet për 147 fëmijë. Prindërit që deri dje duhej të kërkonin zgjidhje për kujdesin e fëmijëve, tashmë e kanë çerdhen në komunën e tyre. Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, u zotua se çerdhja do të hapet dhe e mbajti fjalën. Me angazhimin e tij të palodhur, bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, “Foleja” tashmë i pret fëmijët.
Në Kumanovë, mbi 20 vjet pritje për një shkollë. Breza nxënësish shqiptarë e nisën dhe e përfunduan gjimnazin pa i pasur kushtet që i meritonin. Por tani gjeneratat e reja do të mësojnë në një shkollë super moderne.
Driton Sulejmani, zëvendësministër i Arsimit, dhe Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë, ndoqën nga afër punimet. Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e nxënësve në klasat e reja.
Për VLEN-in, edukimi e arsimi kanë peshë kombëtare. Çdo brez që shkollohet më mirë na bën më të fortë si shoqëri.
VLEN-i n’punë.





