Më shumë se 4.500 përfitues të ndihmës minimale të garantuar dhe të sigurimit social, për të cilët, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, është konstatuar se nuk duhej të merrnin mjete, janë zbuluar gjatë kontrolleve të deritanishme të sistemit.
Mickoski pretendon se në mesin e personave për të cilët shteti ka paguar mjete kishte persona të vdekur, qytetarë të shpërngulur jashtë vendit, por edhe përfitues fiktivë.
“Deri në këtë moment kemi më shumë se 4.500, pra jo 45, jo 450, por 4.500 përfitues të rremë të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimit social”, deklaroi Mickoski.
Sipas kryeministrit, pas analizave dhe kontrolleve në terren, shuma e mjeteve të planifikuara për pagesë këtë muaj është rreth 200 milionë denarë më e ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Si është e mundur kjo? Është e mundur sepse përfituesit, për fat të keq, kanë qenë njerëz të vdekur, njerëz të shpërngulur, persona fiktivë e kështu me radhë”, deklaroi Mickoski.



