Author: Hamdi Kumanova

Më 6 tetor 2026, në orën 18:00, në DPB Gostivar është raportuar se në një rrugë malore në fshatin Gjonovicë e Epërme ka ndërruar jetë A.M. (62) nga fshati Zheleznarekë. Sipas deklaratës së personit me të cilin po lëvizte, A.M. i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka rënë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Më 6 tetor 2026, në orën 16:15, në SPB Tetovë, dekani S.A. (55) dhe sekretari A.A. (33) të Fakultetit të Arteve pranë Universitetit të Tetovës kanë raportuar se rreth orës 11:40, në zyrën e dekanit ka ardhur ish-studenti I.A. nga fshati Reçicë e Madhe dhe ka lënë një letër me përmbajtje kërcënuese drejtuar profesorëve të fakultetit. Pas kësaj, personi është larguar. Policia po merr masa për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Tre persona janë privuar nga liria në Gostivar dhe Tetovë pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, dje, në orën 18:00, 22:15 dhe 23:20, zyrtarë policorë nga ekipi mobil “Task Force” pranë Njësisë së Policisë në Gostivar dhe SPB Tetovë kanë privuar nga liria R.J. (47) dhe S.N. (29) nga Gostivari, si dhe G.O. (44) nga Tetova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e R.J., i kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me marihuanë. Gjatë kontrollit të S.N., policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa gjatë…

Lexo më Shumë

Një 69-vjeçar është privuar nga liria në Gostivar, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse janë gjetur armë dhe municion, njofton policia. Nga Policia bëjnë të ditur se kontrolli është kryer me urdhër gjykate. “Më 06.10.2026 në Gostivar, zyrtarë policorë nga OVR Gostivar e privuan nga liria U.R. (69) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse, të kryer në bazë të urdhrit gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një karikator me 17 fishekë të kalibrit 7.65 mm, si…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerëson se në Bashkimin Evropian po shihet një ndryshim në qasjen ndaj mosmarrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes. Ajo tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të ulen në tryezë dhe të dialogojnë, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka folur edhe për nevojën e garancive. “Është e qartë se ka një ndryshim”, tha Siljanovska-Davkova, duke theksuar se Shkupi kërkon dialog dhe garanci për vazhdimin e procesit evropian. Sipas saj, një nga zgjidhjet e mundshme janë ndryshimet kushtetuese me zbatim të…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurset për nëntë kategori bursash për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027. Numri më i madh, 1.570 bursa, është rezervuar për nxënësit e regjistruar në paralelet duale të arsimit profesional, ku një pjesë më e madhe e mësimit zhvillohet përmes praktikës profesionale. Gjithashtu, janë paraparë 900 bursa për mbështetje sociale, 300 për nxënës të programeve të veçanta mësimore dhe 180 për nxënës me nevoja të veçanta. Nga 150 bursa do të ndahen për tri kategori: nxënësit në programe trevjeçare të arsimit profesional, nxënësit-sportistë të talentuar dhe nxënësit e talentuar në…

Lexo më Shumë

VLEN përmes një reagimi thekson se “Kazinomani Artan Grubi po e kërkon pasaportën mbrapsht dhe se mbrojtja e tij ka ofruar si garanci pasuri të paluajtshme në vlerë prej 335 mijë euro.” “Tani opinioni me të drejtë kërkon shpjegim se e kujt është kjo pasuri dhe si është fituar. Qytetarët e dinë sa vite punë duhen për një kulm mbi kokë. Prandaj kjo shumë të vret sytë. Populli mezi e lidh muajin, ndërsa vetëm për pasaportën e Grubit vihen në tavolinë mbi 335 mijë euro. Nëse pasuria është e tij, a kaq shumë paska kursyer me pagë funksionari? Po çfarë…

Lexo më Shumë

Dje në mëngjes, pasi drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Tetovë (QPS Tetovë), Magdalena Veselinovska, u kishte dhënë urdhër punonjësve të Qendrës që të kryenin kontrolle në terren dhe të verifikonin përfituesit e pensioneve sociale, përkatësisht mënyrën se si u ndahen pensionet sociale qytetarëve në këtë qytet, dikush ua ka prerë gomat automjeteve zyrtare me të cilat punonjësit udhëtojnë nga një adresë në tjetrën për të kryer këto kontrolle, mëson “Sloboden Peçat” nga burime të mirëinformuara, transmeton Portalb.mk. Kur u kërkuan pamjet nga kamerat e sigurisë, nuk kishte energji elektrike, kështu që nuk mund të shihej se kush i…

Lexo më Shumë

Vaksinimi i të porsalindurve me vaksinën BCG kundër tuberkulozit në Maqedoninë e Veriut është shtyrë përkohësisht, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 6 tetor, pas raportimeve për dyshime për reaksione të padëshiruara në Kroaci nga një vaksinë e të njëjtit prodhues bullgar, “Bul Bio”. Komisioni për Imunizim ka konkluduar që shtyrja të zgjasë deri në marrjen e informacioneve të plota për seritë që përdoren në vend, cilësinë e tyre dhe lidhjen e mundshme me reaksionet e padëshiruara, raporton Kolegium.mk, transmeton Portalb.mk. Vaksina BCG është vaksinë që përmban mikroorganizma të gjallë të dobësuar, e dobësuar, e cila u jepet të porsalindurve në…

Lexo më Shumë

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai i është përgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, lidhur me pretendimet për gjuhën shqipe duke e akuzuar për manipulim, frikësim dhe krijim të krizave artificiale. Stafai thekson se gjuha shqipe nuk është prekur dhe nuk do të preket, ndërsa i bën thirrje Ademit dhe BDI-së që të ndalojnë, siç shprehet ajo, politikën e frikës dhe destabilizimit. “Kur ju mungon kauza, shpikni lajme, krijoni huti dhe përpiqeni të trembni qytetarët. Por qytetarët nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen më lehtë”, deklaron Imeri Stafai. Ajo i drejtohet drejtpërdrejt Ademit dhe BDI-së, duke i kërkuar të reflektojë dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur procedurë ndaj një prokurori publik të lartë në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” nga neni 359, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Gjatë periudhës së kaluar, përmes disa veprimeve dhe zbatimit të masave të posaçme hetimore, janë siguruar prova që tregojnë për dyshim të bazuar se ai e ka shfrytëzuar ndikimin e tij real dhe pozitën zyrtare që ka ushtruar…

Lexo më Shumë

Një grua 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e saj në fshatin Zym të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”. Nga hetimet fillestare, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një rasti aksidental, pasi viktima dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj. Rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:38, pasi Qendra Emergjente ka njoftuar për një person të gjinisë femërore që ishte…

Lexo më Shumë