Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurset për nëntë kategori bursash për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027.
Numri më i madh, 1.570 bursa, është rezervuar për nxënësit e regjistruar në paralelet duale të arsimit profesional, ku një pjesë më e madhe e mësimit zhvillohet përmes praktikës profesionale.
Gjithashtu, janë paraparë 900 bursa për mbështetje sociale, 300 për nxënës të programeve të veçanta mësimore dhe 180 për nxënës me nevoja të veçanta.
Nga 150 bursa do të ndahen për tri kategori: nxënësit në programe trevjeçare të arsimit profesional, nxënësit-sportistë të talentuar dhe nxënësit e talentuar në fusha të tjera. Ndërkaq, nga 50 bursa janë paraparë për nxënësit pa prindër dhe për talentet e reja në fushën e artit.
Kushtet dhe dokumentacioni për aplikim janë publikuar në konkurset zyrtare të Ministrisë.
Data 07.10.2026
Aktuale
- Elon Musk rikthehet si trilioner: Çfarë e nxit këtë rritje të jashtëzakonshme?
- Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së
- Filipçe kërkon “filtrim” të politikanëve: Të hetohet pasuria e çdo funksionari
- 17-vjeçarja denoncon dhunë dhe kërcënime nga bashkëshorti jashtëmartesor dhe familjarët e tij
- 62-vjeçari gjendet i vdekur në një rrugë malore në Gjonovicë
- Ish studenti dërgon letër kërcënuese për profesorët në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës
- Kosova shmang zgjedhjet e parakohshme: Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente, ligji për Specialen pret dekretimin
- Aksion i “Task Force” në Gostivar e Tetovë: Tre të arrestuar, sekuestruan marihuanë dhe kokainë



