Më 6 tetor 2026, në orën 18:00, në DPB Gostivar është raportuar se në një rrugë malore në fshatin Gjonovicë e Epërme ka ndërruar jetë A.M. (62) nga fshati Zheleznarekë.
Sipas deklaratës së personit me të cilin po lëvizte, A.M. i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka rënë.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.



