Më 6 tetor 2026, në Stacionin Policor Rostushë, një vajzë 17-vjeçare nga rrethina e Gostivarit, në prani të prindit, ka raportuar se gjatë periudhës së kaluar ka marrë kërcënime dhe është maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor I.U. (23), nëna e tij D.U. (53) dhe motra e tij 15-vjeçare, të gjithë nga një fshat i Gostivarit.
Po këtë ditë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Rostushë kanë privuar nga liria I.U., D.U. dhe të miturën.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet padi përkatëse.



