Një grua 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e saj në fshatin Zym të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”. Nga hetimet fillestare, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një rasti aksidental, pasi viktima dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj.
Rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:38, pasi Qendra Emergjente ka njoftuar për një person të gjinisë femërore që ishte gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, hetuesi kujdestar dhe njësia e kriminalistikës, ndërsa rastin e kanë trajtuar edhe hetuesit rajonalë.



