Punëdhënësit kanë afat deri më 31 dhjetor për pagesën e regresit për pushim vjetor, të njohur si K-15. Në sektorin privat, këtë të drejtë e kanë punëtorët që kanë punuar së paku gjashtë muaj gjatë vitit kalendarik te i njëjti punëdhënës.
Shuma e K-15 nuk është fikse. Ajo llogaritet në bazë të pagës mesatare neto të tre muajve të fundit dhe, sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat, duhet të jetë së paku 40% e kësaj baze. Me të dhënat e fundit të disponueshme, minimumi orientues për vitin 2026 është rreth 19.560 denarë bruto, ndërsa shuma ndryshon varësisht nga periudha kur merret vendimi për pagesë.
Në raste të caktuara, kompanitë që përballen me vështirësi financiare mund të përcaktojnë një shumë më të ulët, por vetëm sipas procedurave të parashikuara në marrëveshjen kolektive.
Për sektorin publik vlejnë rregulla të veçanta të përcaktuara me marrëveshjen përkatëse kolektive dhe vendimet buxhetore.
Data 07.10.2026
Aktuale
- “Audi” del nga rruga në Tetovë–Gostivar, katër të rinj nga Dibra përfundojnë të lënduar
- K-15 deri në fund të vitit: Ja kush ka të drejtë dhe sa para duhet të marrë
- Klekovski: Seria e vaksinës BCG është përdorur deri në qershor të këtij viti, pa efekte anësore të dokumentuara
- Mbi 20.000 nxënës dhe studentë të vrarë në Gaza gjatë tre viteve të gjenocidit izraelit
- Çudit Uljan Shpataraku në Gjykatë: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri auto Stop. Më tha jam ‘Berti’
- Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së
- Elon Musk rikthehet si trilioner: Çfarë e nxit këtë rritje të jashtëzakonshme?
- Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së



