Në Kuvend u votua për pagë minimale prej 600 euro me propozim të LSDM‑së. Deputetët e partisë ruse Levica nuk ishin në sallë. Nuk dhanë asnjë votë. Pikërisht në Ditën Botërore të Punës së Denjë, deklaroi zëdhënësja e LSDM‑së, Bogdanka Kuzeska. Ajo tha se “për” nuk votuan as VMRO‑DPMNE, ZNAM dhe VLEN, ndërsa në sallë nuk ishin as deputetët e BDI‑së. “Për pagë më të lartë votuan vetëm deputetët e LSDM‑së dhe koalicionit. Kjo nuk është ndonjë procedurë. Kjo është dëshmi. Çfarë qëndron në Programin e Levicës? Ja, në programin e Levicës thonë se qëndrojnë në anën e të pambrojturve.…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë vizitës së tij në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e ka cilësuar si mik të vendit tonë. Takimi me kreun e shtetit turk vjen në kuadër të vizitës së ministrit Shasivari në Turqi, një vend me të cilin Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme. Fotografia nga takimi është shoqëruar me mesazhin: “Me presidentin e Republikës së Turqisë, mikun e vendit tonë, z. Rexhep Taip Erdogan!”.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës vendosë qasje të re në monitorimin e shpenzimeve të jetesës së qytetarëve, përmes llogaritjes së shportës mesatare konsumatore e cila bazohet në të dhënat zyrtare statistikore, konsumin real të realizuar të amvisërive dhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve në treg. Në konferencën e sotme për media me përfaqësuesit e mediave, ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi prezantoi metodologjinë e re, duke theksuar se qëllimi është të sigurohet pasqyrë reale, objektive dhe transparente e shpenzimeve të amvisërive në Maqedoninë e Veriut. “Qëllimi ynë është i qartë – të kemi pasqyrë reale dhe objektive se…
“Nëse pretendimet për dhunë ndaj dy të rinjve janë të vërteta, kërkohet përgjegjësi e menjëhershme! Nuk mjafton të përmendet pretendimi se kanë marrë pistoletën e një polici, ndërsa rrethanat e plota të rastit mbeten të paqarta. Ku është transparenca e MPB-së? Ku është përgjegjësia?”, ka shkruar Demiri. Ai i ka bërë thirje MPB-së që të del me fakte dhe jo të heshtë rastin. “Në kohën kur MPB-ja drejtohej nga udhëheqja paraprake, rendi publik dhe siguria e qytetarëve ishin në fokus. Sot, çdo dyshim për tejkalim të autorizimeve duhet të hetohet pa kompromis. Policia duhet ta mbrojë qytetarin, jo ta…
Një i mitur 16-vjeçar nga fshati Çegran është ndaluar nga policia në Gostivar pasi drejtonte një automjet “Audi” me targa bullgare pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, raporton Tetovasot. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj të miturit do të ndërmerren procedurat e parapara me ligj.
Skena politike në Maqedoninë e Veriut po zgjerohet me një tjetër parti me identitet serb. Ish-kryetari i Komunës Qendër në Shkup dhe ish-funksionari i LSDM-së, Sasha Bogdanoviq, rikthehet në politikë me Lidhjen Demokratike Serbe. Partia e re do të mbajë sonte, në orën 18:00, kongresin e parë zgjedhor në sallën e vogël të Filarmonisë në Shkup, ku pritet të prezantohen strukturat drejtuese dhe orientimi politik i saj. Bogdanoviq, i cili në vitin 2017 u zgjodh kryetar i Komunës Qendër si kandidat i LSDM-së, kishte paralajmëruar që në mars formimin e subjektit të ri. Ai ka deklaruar se emri i partisë…
Një 44-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi nuk ka ndaluar në shenjën policore dhe më pas është konstatuar se drejtonte automjetin pa leje drejtimi, raporton Tetovasot. Sipas Policisë, ai drejtonte një veturë “Citroen” me targa të Gostivarit. Automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.
Një 62-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në DPB Gostivar se më 27 shtator është sulmuar fizikisht nga tre persona në rrugën “Kej Vardar”, raporton Tetovasot. Sipas kallëzimit, njëri nga të dyshuarit është identifikuar me inicialet S.N., ndërsa dy persona të tjerë mbeten të paidentifikuar. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim pranë SPB Tetovë realizoi kontakte me të gjithë kandidatët dhe shtabet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës që do të mbahen më 18 tetor 2026, me qëllim koordinimin e agjendave të tyre, zhvillimin e sigurt të fushatës si dhe respektimin e të gjitha rregullave dhe dispozitave ligjore për zhvillimin paqësor të fushatës zgjedhore dhe të vetë zgjedhjeve. SPB Tetovë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, aktivistëve dhe pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për tolerancë, sjellje dinjitoze dhe përmbajtje nga provokimet apo…
Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës ka dënuat ashpër dhunën e ushtruar nga ana e pjestarë të policisë ndaj të rinjëve shqiptarë në Shkup, që sipas informacioneve nuk është rast i izoluar dhe as i pari. “Sjellja e këtillë e kriminelëve të veshur me petkun e policisë nuk është asgjë tjetër vetëm se represion i aparatit shtetëror ndaj shqiptarëve, ngjashëm si në kohën e Gruevskit kur po e njëjta polici nga njëra anë dhe huliganë maqedonas nga ana tjetër, ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Shkup dhe jo vetëm, thuhet në reagimin e LSH. Nga partia e Selës thonë se…
Policia e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) e këtij shteti zhvilluan një aksion në Risan, të premten në mëngjes, gjatë të cilit u arrestuan pesë persona që dyshohet se janë të lidhur me rrjetin rus Rybar, raportuan disa media malazeze, duke iu referuar burimeve të sigurisë. Sipas gazetës Pobjeda, mes të arrestuarve janë Mikhail dhe Valeria Zvinchuk, të cilët cilësohen si drejtuesit e rrjetit, si dhe tre bashkëpunëtorë të tyre. Deri më tani, Drejtoria e Policisë, ANB-ja dhe prokuroria kompetente nuk i janë përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment lidhur me aksionin. Priten…
Lidhja hekurudhore mes Shkupit dhe Prishtinës mund të vihet në funksion deri në fund të vitit 2027, ndërsa udhëtimi mes dy kryeqyteteve pritet të zgjasë vetëm rreth 50 minuta, bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Fillimi i qarkullimit varet nga përfundimi i modernizimit të hekurudhës në Kosovë, ku mbetet të përfundojë edhe një tunel. Pasi pala kosovare të përfundojë punimet, Maqedonisë së Veriut do t’i nevojiten edhe 4 deri në 6 muaj për përgatitjet e nevojshme. Sipas Nikolloskit, kjo linjë do të mund të ndikojë edhe në uljen e trafikut dhe ndotjes së ajrit në Shkup,…

