“Nëse pretendimet për dhunë ndaj dy të rinjve janë të vërteta, kërkohet përgjegjësi e menjëhershme! Nuk mjafton të përmendet pretendimi se kanë marrë pistoletën e një polici, ndërsa rrethanat e plota të rastit mbeten të paqarta. Ku është transparenca e MPB-së? Ku është përgjegjësia?”, ka shkruar Demiri.
Ai i ka bërë thirje MPB-së që të del me fakte dhe jo të heshtë rastin.
“Në kohën kur MPB-ja drejtohej nga udhëheqja paraprake, rendi publik dhe siguria e qytetarëve ishin në fokus. Sot, çdo dyshim për tejkalim të autorizimeve duhet të hetohet pa kompromis.
Policia duhet ta mbrojë qytetarin, jo ta frikësojë atë! Uniforma nuk është imunitet nga ligji!
Ministria të dalë me fakte, jo me heshtje!”, shkruan Agron Demiri.



