Drejtori i zhvillimit të talenteve te Bayern Munih, Jochen Sauer, ka folur për problemin e talenteve që mund të zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të tjera, duke përmendur edhe yllin nga Kosova të klubit i Bayernit, Erblin Osmanin.
Në një intervistë për “GOAL”, Sauer ka diskutuar për zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani dhe sfidat me të cilat përballet Federata Gjermane e Futbollit, në ruajtjen e talenteve të saj.
“Ka shumë lojtarë të lindur në Gjermani të cilët Jürgen Klopp nuk mund t’i ftojë në Kombëtare”, ka thënë Sauer, duke përmendur emra si Kenan Yildiz, Can Uzun, Josip Stanishiq, Paul Wanner dhe Malik Tillman, të cilët kanë lidhje me kombëtare të ndryshme.
Në këtë kontekst, ai ka veçuar edhe Erblin Osmanin, talentin e Bayernit me prejardhje nga Kosova.
“Ne e shohim nga afër se sa shumë thirrje nga federata të ndryshme kombëtare vijnë për lojtarë të caktuar.
Erblin Osmani, i lindur në Munih, aktualisht është me Kombëtaren A të Kosovës”, ka deklaruar Sauer.



