Çmimi mesatar i dizelit në vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar rënie të lehtë këtë javë, duke zbritur për 9 centë, në 2,15 euro për litër, pas katër javësh radhazi me çmime rekord. Sipas analizës së të dhënave të vendeve anëtare, të dorëzuara në Komisionin Evropian, vetëm Qiproja ka regjistruar një rekord të ri javor të çmimit të dizelit, ndërsa javën e kaluar rekorde të tilla ishin shënuar në 12 shtete anëtare.



