Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të thata.
Qarkullimi jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti.
LAMM-ja rekomandon përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalistikës dhe vozitje të kujdesshme.
Kujdes i veçantë nevojitet në rrugët përgjatë luginave dhe grykave, ku mund të ketë rrëshqitje dheu e gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçanë–Dellçevë.



