Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të marrë pjesë në takimet e rregullta të vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore, të cilat po mbahen këtë javë në Bangkok, Tajlandë. Në këtë drejtim, ministrja do të zhvillojë takime dypalëshe me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe me përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në takime kushtuar perspektivave ekonomike rajonale dhe sfidave ekonomike globale. Në kuadër të këtyre takimeve, ministrja do të zhvillojë takim pune me nënkryetaren e Bankës Botërore, Antonela Basani dhe nënkryetarin e…

Lexo më Shumë

Partia Liberal Demokratike (PLD) shpreh indinjatë të thellë për skandalet e përditshme që tronditin opinionin në vend, të cilat tregojnë për shembjen e mëtejshme të institucioneve shtetërore dhe ndërtimin e një sistemi padrejtësie. “Ne e abstraktojmë rastin e Iva Mihailovës nga konotacioni etnik dhe nuk do t’u japim hapësirë atyre kokave të ziera nacional-shoviniste në rajon për të bërë fushata etno-populiste të tragjedive njerëzore. Mesazhet nga Sofja janë skandaloze dhe të tmerrshme dhe flasin për një vend në të cilin ka një eklips të plotë kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, dhe aq më pak për sistemin evropian të…

Lexo më Shumë

Një 29-vjeçar nga fshati Strimnicë është privuar nga liria të hënën në mbrëmje në fshatin Zhelinë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Sipas informacioneve policore, gjatë kontrollit të automjetit të tipit „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, në bagazh janë gjetur dru për ngrohje pa dokumentacion përkatës, si dhe një sharrë motorike. Policia ka sekuestruar automjetin dhe drutë, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj 29-vjeçarit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka takuar qytetarët e Gurguricës, ku ka promovuar kandidaturën dhe programin e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Ahmeti deklaroi se Bërvenica ka nevojë për përfaqësim dinjitoz, përgjegjësi dhe zhvillim, duke shprehur mbështetjen e tij për Jahijin. Sipas tij, qytetarët meritojnë një kryetar që mbron interesat e tyre dhe respekton vullnetin e tyre politik. “Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim! Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti, duke shprehur bindjen se kandidati i AKI-së është alternativa e duhur për të…

Lexo më Shumë

Nga 15 nëntori 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi për pajisje dimërore në automjete. Shoferët që nuk respektojnë rregullat rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh ose 25 pikë negative, sipas dispozitave ligjore. Për automjetet deri në 3.500 kilogramë kërkohen goma dimërore në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 mm. Si alternativë lejohen goma verore me profil të paktën 4 mm, por me zinxhirë bore për rrotat tërheqëse. Për automjetet 4×4 dhe ato mbi 3.500 kilogramë, gomat dimërore duhet të kenë profil të paktën 6 mm, ndërsa përdorimi i gomave verore kërkon zinxhirë sipas…

Lexo më Shumë

Policia e Shtipit ka ngritur kallëzim penal ndaj një postieri 46-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ia dorëzoi marrëses një letër rekomande nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), por nënshkroi në emër të saj. Ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2026. Për shkak të mosdorëzimit të letrës, punonjësja humbi afatin për paraqitjen e ankesës lidhur me konkursin e brendshëm për pozitën mentor-mësimdhënës. Sipas MPB-së, veprimi i dyshuar i postierit i ka shkaktuar dëm punonjëses në ushtrimin e të drejtave të saj të punës.

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të ekipit mobil “Task Force” pranë QR për ÇK Lindje privuan nga liria D.K. (29) nga fsh. Poleto, rrethina e Dellçevës dhe U.A. (26) nga fsh. Cërnik, rrethina e Dellçevës. “Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh të parkuar ‘Volkswagen Golf’, me targa të Dellçevës, në të cilin ndodheshin të dy personat, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe letra mbështjellëse (rizlla). Personat janë mbajtur në NJPB Dellçevë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, informuan nga MPB.

Lexo më Shumë

Prodhuesit bujqësorë do të duhet shpejtë t’i përshtatin aktivitetet e tyre drejt ndryshimit të paralajmëruar të gjendjes sinoptike. Ata duhet syhapur ta ndjekin lagështinë e tokës pas reshjeve që ta caktojnë momentin optimal për korrje, por edhe me kohë ta organizojnë transportin dhe ruajtjen e fryteve tashmë të mbledhura para fillimit të reshjeve më të mëdha, që të ruhet cilësia e tyre afatgjate, thonë agrometeorologët nga DPHM. Ata përkujtojnë se nga e premtja moti do të destabilizohet, ndërsa sipas parashikimeve, në periudhën e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut.…

Lexo më Shumë

LSDM sot ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoskin se ka bllokuar rrugën evropiane të vendit dhe se vendi ynë ka mbtetur parapa fqinjëve në procesin eurointegrues. Nga atje thonë se Von der Leyen e mirëpriti: “Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt një Unioni më të plotë.” Mali i Zi ka 21 kapituj të mbyllur nga 33 dhe synon të përfundojë negociatat këtë vit. Shqipëria po ecën përpara. “Ne ishim në të njëjtin grup. Sot jemi me Kosovën dhe Serbinë. Ashtu siç Vuçiq po e izolon Serbinë, Mickoski, duke ndjekur shembullin e mentorit të tij, po e izolon…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor, duhet të publikojë vendimin e ri për çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Çmimet e reja do të fillojnë të zbatohen nga mesnata, gjegjësisht nga 14 tetori. Për momentin nuk dihet nëse benzina dhe dizeli do të shtrenjtohen apo do të lirrohen, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të bëhet i ditur gjatë ditës. Deri në hyrjen në fuqi të listës së re të çmimeve, sipas informacioneve të publikuara, vlejnë këto çmime: EUROSUPER BS-95: 98,50 denarë për litër. EUROSUPER BS-98: 100,50 denarë për…

Lexo më Shumë

Furnizimi me energji termike për konsumatorët e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes në Shkup filloi këtë mëngjes. SHA EMV informoi se për shkak të temperaturave më të ulëta dhe kushteve të përmbushura për ndezjen e sistemit, ngrohja u aktivizua para fillimit zyrtar të sezonit të ngrohjes 2026/2027. Sezoni i ngrohjes zyrtarisht duhej të fillonte më 15 tetor, por parashikimet për temperatura më të ulëta lejuan që ngrohja të ndizej më herët. Kompania u kujton qytetarëve të kontrollojnë radiatorët dhe instalimet në shtëpi dhe nëse vërejnë rrjedhje ose defekte, t’i raportojnë ato në kohën e duhur.

Lexo më Shumë

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Panamanë, duke shkaktuar shqetësim pas një serie të gjatë lëkundjesh sizmike që kanë prekur vendin ditët e fundit. Sipas Institutit të Gjeoshkencës të Universitetit të Panamasë, tërmeti u regjistrua në orën 18:20 sipas kohës lokale. Epiqendra ndodhej në brigjet jugore të provincës Veraguas, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në vetëm 2 kilometra. Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) e vlerësuan magnitudën e tërmetit në 6.1 ballë. Ndërkohë, më shumë se 300 pasgoditje janë regjistruar në Panama që nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, i…

Lexo më Shumë