Policia e Shtipit ka ngritur kallëzim penal ndaj një postieri 46-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ia dorëzoi marrëses një letër rekomande nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), por nënshkroi në emër të saj.
Ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2026. Për shkak të mosdorëzimit të letrës, punonjësja humbi afatin për paraqitjen e ankesës lidhur me konkursin e brendshëm për pozitën mentor-mësimdhënës.
Sipas MPB-së, veprimi i dyshuar i postierit i ka shkaktuar dëm punonjëses në ushtrimin e të drejtave të saj të punës.



