Nëpunës policorë të ekipit mobil “Task Force” pranë QR për ÇK Lindje privuan nga liria D.K. (29) nga fsh. Poleto, rrethina e Dellçevës dhe U.A. (26) nga fsh. Cërnik, rrethina e Dellçevës.
“Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh të parkuar ‘Volkswagen Golf’, me targa të Dellçevës, në të cilin ndodheshin të dy personat, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe letra mbështjellëse (rizlla). Personat janë mbajtur në NJPB Dellçevë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, informuan nga MPB.



