Tension i lartë pas ndeshjes Cagliari-Juventus, që u mbyll në barazim 1-1. Protagonistë ishin dy trajnerët, Luciano Spalletti i Juventus-it dhe Fabio Pisacane i Cagliari-t. Të dy për pak sa nuk shkuan deri në përplasje fizike, pasi u gjendën përballë njëri-tjetrit.
Pisacane i tha diçka kolegut Spalletti dhe i shtrëngoi dorën e majtë. Trajneri i bardhezinjve reagoi dhe situata u ndez menjëherë. Ndërhynë në atë çast pjesëtarët e dy stolave dhe arbitri i katërt për t’i ndarë. Më pas arbitri Marcenaro vendosi t’i ndëshkojë të dy me karton të kuq.
“Unë i thashë se janë të zotët, luajnë mirë dhe dinë si të fitojnë kohë, – shpjegoi pas ndeshjes Spalletti për Dazn. – Ai më pyeti çfarë do të thotë ‘të fitosh kohë’ dhe arbitri na nxorri jashtë të dyve. Asgjë e veçantë, gjithçka normale”, – e preu shkurt këtë episod trajneri i Juventusit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



