Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Gadishullit Kamchatka në Rusi, duke shkaktuar shqetësim për pasojat e mundshme të lëkundjeve sizmike. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në rajonin e Kamchatkës, një zonë e njohur për aktivitetin e lartë sizmik, transmeton “Bota sot”. EMSC ka bërë të ditur se lëkundjet kanë pasur një thellësi fokale prej rreth 140 kilometrash. Deri më tani, nuk ka raportime për viktima, persona të lënduar apo dëme materiale si pasojë e tërmetit. Gadishulli Kamchatka ndodhet në pjesën lindore të Rusisë dhe është një nga rajonet më…
Author: Hamdi Kumanova
Më 15.10.2026, në ora 01:50, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Dobrosht, një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 20-vjeçari A.M. nga fshati Tearcë i Tetovës, ka dalë nga rruga. Në aksident me lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i tij A.I. nga fshati Tearcë i Tetovës, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektim nga ekipi i ekspertizës i SPB Tetovë.
Në një lidhje live për Euronews Albania, eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier, i pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj nëse armatosja e Serbisë dhe bashkëpunimi i saj me Rusinë dhe Kinën përbëjnë shqetësim për Europën dhe Kroacinë, u përgjigj se fokusi i alarmit nuk është thjesht riarmatimi, por blerja e armëve ofensive. Ai theksoi se Parlamenti Europian ka qenë kritiku më i ashpër ndaj regjimit në Beograd dhe i ka kërkuar Komisionit Europian të ndryshojë qasjen dhe të ndalë fondet, pasi politikat e deritanishme kanë dhënë vetëm rezultate negative. “Shqetësimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me riarmatimin, por edhe me…
Nëpërmjet një reagimi nga ASH i kërkojnë partisë shqiptare në pushtet të ndalojë presionin mbi qytetarët e Bërvenicës, dhe siç thonë nga ata pushteti nuk është pronë private dhe institucionet shtetërore nuk janë intrumente për mbledhjen e votave. VLEN-i duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se pushteti nuk është pronë private dhe institucionet shtetërore nuk janë instrumente për të mbledhur vota! Raportimet për praninë e veturave zyrtare, funksionarëve dhe sigurimit të tyre nëpër vendbanimet e Bërvenicës janë shqetësuese dhe kërkojnë sqarim të menjëhershëm. Nëse mendoni se me vetura zyrtare, eskorta dhe demonstrim pushteti mund ta ndryshoni vullnetin e banorëve, e…
Suksesi i policisë së Maqedonisë së Veriut mori mirënjohje edhe nga FBI-ja – e cila publikisht përshëndeti aksionin e përbashkët dhe arrestimin e administratorit ilegal onlajn “OLVX”. Operacioni i parë i përbashkët dhe i koordinuar kibernetik mes MPB-së dhe FBI-së dërgon mesazh të fuqishëm – krimi nuk njeh kufij, por as lufta kundër tij, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. “Vazhdojmë me bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar, rezultate konkrete dhe luftë pa kompromis kundër krimit-kibernetik”, theksojnë nga MPB-ja.
Deputeti i Aleances per Shqiptarët (ASh) në demisioni “Dialog te Lajmi”, qe drejtohet nga gazetari Sefer Tahiri, nder te tjera ka folur edhe per veprimtarin e komandantin legjendar të UÇK-së Harun Aliu. Deputeti Shaqiri: Mas andej Jeton Shasivari e ka pas mik Harun Aliun, e ka pas kryetar të partisë, e ka për obligim moral me zbulu rastin. Kushdo që të jenë ata njerëz të cilët janë involvuar në rastin, në rastet e tilla. Gazetari Tahiri: Po thoni që zoti Shasivari ka qenë në raporte të afërta miqësore me zotin Harun Aliun. Një figurë emblematike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shaqiri:…
Mbi 1.800 asistentë arsimorë janë angazhuar në arsimin fillor dhe të mesëm këtë vit shkollor, që është një numër rekord në krahasim me vitin 2024, kur kishte pothuajse 800, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në shënimin e Ditës ndërkombëtare të shkopit të bardhë që u mbajt në Kuvend në organizim të Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatës “Zeta – Organizatë për aftësi të kufizuara dhe drejtësi”, në bashkëpunim me Shkollën shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me dëmtim të shikimit “Dimitar Vllahov” dhe Lidhjen kombëtare të…
Nga marsi i vitit 2027, Shkupi dhe Dubai do të lidhen me fluturime të drejtpërdrejta, tri herë në javë, përmes kompanisë ajrore Flydubai. Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas takimit me drejtorin kryesor komercial të kompanisë, Hamad Obaidalla, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Ministrisë, linja e re ajrore synon të përmirësojë lidhjet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve, duke krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe tërheqjen e investimeve. Mucunski e cilësoi marrëveshjen si rezultat konkret të diplomacisë ekonomike dhe përpjekjeve për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.…
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj A.A., nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. Sipas njoftimit, kallëzimi penal i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përkatësisht njësisë së specializuar që merret me veprat penale të kryera nga personat me autorizime policore dhe pjesëtarët e policisë së burgjeve. I dyshuari, i punësuar në Departamentin për Mbrojtjen e Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara pranë MPB-së, dyshohet se kishte përpiluar dhe përdorur dy vërtetime të falsifikuara për dhurim gjaku,…
Zjarr ka shpërthyer në një trafostacion në fshatin Likovë, me ç’rast u dëmtua edhe një veturë e parkuar “seat altea”, kumtuan sot nga SPB Kumanovë. Zjarri në polici u denoncua sot në ora 3:43 nga Sh.A. nga fshati Likovë. Njësia zjarrfikëse territoriale e ka shuar zjarrin, me ç’rast nuk ka persona të lënduar. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.
Policia ka ngritur kallëzime penale ndaj tre personave lidhur me incidentin e 7 tetorit në Shkup, ku gjatë një aksioni kundër dyshimeve për trafikim të marihuanës, njëri prej të dyshuarve ia mori pistoletën zyrtare një polici. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ndodhi në rrugën “Crnogorska”, ku policia kishte organizuar një pritë pas informatave se do të kryhej shitblerje e marihuanës. Kur policët iu afruan një veture BMW për kontroll, shoferi tentoi të largohej, ndërsa nga automjeti u hodh një qese me marihuanë. Në atë moment, pasagjeri dyshohet se ia mori pistoletën policit, ndërsa shoferi u largua me shpejtësi.…
Një operacion i policisë greke ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge ditën e djeshme. Informacioni për një ngarkesë narkotikësh që do të futej në Greqi ishte siguruar nga antidroga e Patras. Agjentët e antidrogës kanë ndjekur automjetin e dyshuar teksa hynte në Igumenicë dhe e kanë vëzhguar nga distanca, kur është ngarkuar me drogë në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek. Lënda narkotike, që dyshohet se kishte ardhur nga Saranda, ishte transportuar me krahë përmes kufirit të gjelbër dhe ishte futur në territorin grek, me qëllim ngarkimin në automjetin që u pikas nga policia. Pasi automjeti është ngarkuar,…

