Policia ka identifikuar dy gratë që u përfshinë në një përleshje fizike në rrugën “Teodosij Gologanov” në Shkup. Kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plotë të rastit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Nga MPB bëjnë të ditur se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Karposh kanë ndërmarrë masa pas publikimit të videos së incidentit në rrjetet sociale.
Të dyja gratë janë identifikuar dhe me to janë zhvilluar biseda zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse ligjore.



