Policia ka kryer bastisje në një shtëpi dhe ambiente ndihmëse në fshatin Reçicë e Madhe, ku janë gjetur kokainë dhe një pistoletë. Një person 57-vjeçar është privuar nga liria.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 16 tetor 2026, nga ora 15:00 deri në 16:30, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të A.A. (57), për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Gjatë bastisjes, nën një krevat në një dhomë të bodrumit është gjetur një pistoletë e markës “Ekol Dual” me një karikator të zbrazët.
Ndërkaq, në një ambient ndihmës brenda shtëpisë, në një këllëf jastëku, janë gjetur 22 qese të vogla najloni me kokainë dhe një qese më e madhe me kokainë.
Sipas MPB-së, gjatë bastisjes, personi ka kërcënuar zyrtarët policorë, pas së cilës është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.



