Një 18-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur armë, municion dhe një pajisje e punuar në mënyrë artizanale, e lidhur me tajmer dhe bateri, raporton tvfeta.mk
Sipas njoftimit të policisë, më 17 tetor 2026, rreth orës 19:15, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.D. (18), banues në Kumanovë.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të kryer me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike (kallashnikov), karikatorë me gjithsej 44 fishekë, një gëzhojë të shkrepur, si dhe një pajisje të punuar në mënyrë artizanale, të lidhur me tajmer dhe bateri.
Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 18-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës. /tvfesta



