Më 19.10.2026, në orën 04:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin F.A. (41), duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga nëna e tij 63-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes dhe e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.



