Dy vetura, një „Xhili“ dhe një „Toyota“, u përfshinë nga zjarri në lagjen Karposh të Shkupit, në orët e para të 19 tetorit.
Zjarri u shua nga ekipet e zjarrfikësve të Shkupit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.



