Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë ku mbaheshin lënë piroteknike të kontrabanduara të cilat dyshohet se u shiteshin shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve. Në kuadër të operacionit “Fireworks 2” u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi D.B, 32 vjç. Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u gjetën 47 pako me fishekzjarre. Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes. Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ky shtetas iu ka shitur shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot do t’i bëjë të ditura çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë në shtatë ditët e ardhshme. Vendimi i ri po merret në një periudhë kur nafta e papërpunuar në bursat botërore shënon rritje dhe ka arritur çmimin prej 116 dollarësh për fuçi, që paraqet një kërcim prej rreth gjashtë përqind në nivel javor. Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimi i benzinave u uul për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli u shtrenjtua për dy denarë. Aktualisht, çmimi maksimal me pakicë i…
Kolonat e gjata para pikave të pagesës rrugore, ndalimi i automjeteve dhe humbja e kohës gjatë udhëtimit mund të bëhen gradualisht pjesë e së kaluarës, nëse vendi realizon planin për modernizimin e sistemit të pagesës së taksave rrugore. Institucionet përgjegjëse po shqyrtojnë një model të ri që do të mundësonte lëvizje më të shpejtë të automjeteve, përdorim më të madh të pagesave elektronike dhe modernizim të infrastrukturës rrugore. Sipas Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, po bëhen analiza për vendosjen e një sistemi modern të pagesës, me pajisje elektronike TAG në hyrje dhe dalje të autostradave. Ky institucion…
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar më 25 tetor 2026 në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, ku disa persona kanë qenë të përfshirë në sulme fizike. Në dy prej rasteve, të përfshirët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse në koordinim me prokurorinë. Sipas raportit policor, rasti i parë është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht dy gra kosovare. Të dyja viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të…
VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Nga VLEN thonë se ky sukses dëshmon se shqiptarët arrijnë më shumë kur bashkohen rreth interesit të përbashkët. “Përshëndesim ndryshimin politik në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore. Presim që qeveria e re të formohet sa më shpejt, të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe t’i japë fund diskriminimit sistematik, përfshirë pasivizimin e adresave. Me Vuçiqin në opozitë, duhet të marrë fund praktika e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Po ashtu, presim që ndryshimi në Beograd të hapë një faqe…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se fitorja e listës studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi shënon një moment të rëndësishëm politik, duke e cilësuar humbjen e Aleksandar Vuçiqit si goditje ndaj modelit autokratik të qeverisjes. Në një reagim pas zgjedhjeve të 25 tetorit, Mexhiti thekson se kontrolli mbi mediat, presioni ndaj kundërshtarëve dhe kapja e institucioneve nuk mund ta bëjnë një pushtet të përjetshëm. “Demokracia jeton përmes rotacionit politik dhe llogaridhënies. Politikanët nuk janë pronarë të shtetit, por përfaqësues të qytetarëve, të cilët kanë fuqinë t’ua japin dhe t’ua marrin mandatin”, shkruan Mexhiti. …
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përshëndeti fitoren e shpallur të listës studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cilësuar atë si historike, ndërsa njëkohësisht dërgoi mesazh për zhvillimet politike në Maqedoni. “Urime qytetarëve të Serbisë për fitoren e madhe historike! Ashtu siç paralajmëruam, pason çlirimi nga strukturat kriminale të pushtetit. Ra Orbani. Ra Vuçiqi. Të gjithë e dimë se kush është i radhës”, shkroi Filipçe në një postim në rrjetet sociale. Me këtë mesazh, lideri i LSDM-së i lidhi ndryshimet politike në Hungari dhe zhvillimet zgjedhore në Serbi me situatën në Maqedoni, duke aluduar për mundësinë e…
“Në këtë pjesë është e rëndësishme ajo që pronarëve të objekteve u mundësohet të privatizojnë tokën nën ndërtesë në bazë të të dhënave të Kadastrës për patundshmëri pa pasur nevojë të dorëzojnë elaborat gjeodezik për të dhënat numerike për formimin e parcelës ndërtimore. Kjo paraqet lehtësim konkret administrativ me të cilën thjeshtësohet procedura dhe ulet nevoja për dokumentacione shtesë për këtë pjesë të tokës.” – Zoran Kërstanoski – Drejtor i DÇP. Më tej, qytetarët do të kenë mundësi që nëse kanë lëndë të hapur për privatizim, ta zgjerojnë lëndën me dokumente të objekteve në parcela të tjera kadastrale.“Mundësohet që…
Me qëllim të moderinizimit të programeve mësimore, por edhe të rritjes së cilësisë së librave, do të tërhiqen nga përdorimi 33 libra shkollorë. Numri dy i Ministrisë së Arsimit, Driton Sulejmani, sqaron se bëhet fjalë për librat e klasës së parë, të dytë të katërt dhe të pestë, në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe. Sulejmani njëherit bën të ditur se ishin tërhequr edhe librat e klasës së pestë dhe të shtatë të arsimit fillor dhe dy libra të viteve të para të shkollimit të mesëm dhe nxënësit tanimë janë pajisur me libra të rinj. “Do të ndërhyjmë…
Një kompani e teknologjisë së informacionit (IT) nga Shkupi, e cila prezantohet si lider në Maqedoni, që nga viti 2021 ka diskriminuar dhe viktimizuar një punonjës me autizëm përmes dhunës emocionale dhe verbale, e cila përfshin tallje, poshtërim, nënçmim, fyerje, përgojim, shpifje dhe kërcënime nga disa kolegë e kolege. Kështu thuhet në vendimin e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD). Vendimet e Komisionit anonimizohen për të mbrojtur identitetin e personave që paraqesin ankesa. Pas një hetimi gjithëpërfshirës, KPMD-ja konstatoi diskriminim të rëndë për shkak të perceptimit, mbi bazën e gjendjes shëndetësore, në fushën e punës dhe marrëdhënieve…
Marine Le Pen ka nisur fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë, duke premtuar rikthimin e rendit, forcimin e sigurisë dhe rivendosjen e sovranitetit kombëtar. Udhëheqësja e së djathtës nacionaliste ka paraqitur një program që përfshin masa të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, luftën ndaj kriminalitetit dhe ndryshime në politikat ekonomike. Në një periudhë tensionesh sociale dhe ekonomike në Francë, Le Pen zgjodhi Orléans-in për të mbajtur fjalimin e saj të parë të fushatës, një qytet i lidhur historikisht me figurën e Zhan D’Arkës, e cila ka një rëndësi të veçantë simbolike për nacionalistët francezë. Duke kritikuar klasën…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, duke konfirmuar fitoren e lëvizjes opozitare të udhëhequr nga studentët. Sipas vlerësimeve paraprake të bëra publike prej tij, Lista Studentore pritet të sigurojë 135–140 vende në Parlament, ndërsa kampi i tij politik rreth 105 mandate. Në një deklaratë pas votimit, Vuçiç pranoi se rezultatet paraprake tregojnë humbjen e forcës së tij politike, pas më shumë se një dekade dominimi në politikën serbe. Sipas agjencisë Reuters, Vuçiç deklaroi se, ndonëse rezultatet përfundimtare nuk janë ende të disponueshme, të dhënat nga kampioni i votave të numëruara tregojnë…

