Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë ku mbaheshin lënë piroteknike të kontrabanduara të cilat dyshohet se u shiteshin shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve.
Në kuadër të operacionit “Fireworks 2” u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi D.B, 32 vjç.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u gjetën 47 pako me fishekzjarre.
Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.
Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ky shtetas iu ka shitur shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e ditës së shtunë, lëndë piroteknike, për përdorim për veprime të dhunshme.
Hetimi vijon për të dokumentuar rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas në tjerë të mund të jenë përfshirë në të.



