Të premten në Rahovec një grua ka raportuar se është plaçkitur nga dy persona nën kërcënimin e armës.
“Viktima femër kosovare raporton se dy persona të dyshuar të panjohur me maska dhe te armatosur me pistoletë kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kane grabitur çantën e dorës në të cilën kishte para të gatshme dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ne vend ngjarje ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti nën hetime”.




