Më 14.09.2026 në ora 19:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.SH.(27) nga fshati Reçicë e Madhe, rrethina e Tetovës. Paraprakisht, 22-vjeçarja F.A. nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:50 në një qendër tregtare në Tetovë, F.SH. e ka kërcënuar, ndërsa më vonë me familjen e saj kanë shkuar para shtëpisë së tij për të biseduar me prindërit e tij, me ç’rast F.SH. e ka sulmuar fizikisht atë, nënën e saj E.A.(50) dhe axhën e saj L.A.(48), ndërsa sulmit i janë bashkuar edhe nëna dhe tezja e tij. Sipas denoncimit, F.SH. ka dëmtuar edhe automjetin e saj të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës dhe telefonin e saj celular, përcjell Pa Censurë. F.SH. është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Aktgjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Çfarë pritet të ndodhë në seancën e rëndësishme
- PDK-ja kërkon të kontestojë zgjedhjen e Qeverisë Kurti në Kushtetuese
- Lëndohet punëtori nga Rostusha duke kryer punime pranë xhamisë
- Drejtonte automjetin nën ndikim të alkoholit, mbetet pa veturë dhe me padi
- Arrestohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre
- Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, akuzohet se shkarkoi drejtorin dhe emëroi person që nuk plotësonte kushtet
- Pas kërcënimit, 27 vjeçari me nënën dhe tezen sulmojnë fizikisht 22 vjeçaren dhe familjarët e saj
- BDI: Ministri i Drejtësisë i VLEN-it barazoi viktimën me agresorin – dëm i paprecedentë ndaj kauzës shqiptare



