Më 15.09.2026 në ora 02:40 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.D.(33) nga fshati Saraqinë, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit është ndaluar automjeti motorik i pasagjerëve “Renault Megane” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,02 promil alkool në organizëm. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Lëndohet punëtori nga Rostusha duke kryer punime pranë xhamisë
- Drejtonte automjetin nën ndikim të alkoholit, mbetet pa veturë dhe me padi
- Arrestohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre
- Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, akuzohet se shkarkoi drejtorin dhe emëroi person që nuk plotësonte kushtet
- Pas kërcënimit, 27 vjeçari me nënën dhe tezen sulmojnë fizikisht 22 vjeçaren dhe familjarët e saj
- BDI: Ministri i Drejtësisë i VLEN-it barazoi viktimën me agresorin – dëm i paprecedentë ndaj kauzës shqiptare
- LSDM: Mickoski ka para për spektakle, por jo për qytetarët
- Osmani shkon në Tirolin e Jugut: BDI kërkon model për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit



