Nida Asan ka përfunduar me sukses studimet master në programin Psikologji Klinike në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), duke kurorëzuar një tjetër etapë të rëndësishme në formimin e saj akademik dhe profesional.
Në kuadër të studimeve master, Asan mbrojti tezën me titull:
“Komunikimi efektiv në trajtimin e shëndetit mendor në Maqedoninë e Veriut – Biseda para medikamenteve në praktikën terapeutike.”
Teza trajton rëndësinë e komunikimit efektiv në procesin e trajtimit të shëndetit mendor, duke vënë në fokus rolin e dialogut dhe të marrëdhënies terapeutike në praktikën klinike.
Punimi u realizua nën mentorimin e Asst. Prof. Dr. Sead Dzigal, i cili e udhëhoqi kandidaten gjatë procesit të përgatitjes dhe zhvillimit të hulumtimit akademik.
Përfundimi me sukses i studimeve master përbën një arritje të rëndësishme për Nida Asan dhe një hap të ri drejt zhvillimit të saj të mëtejshëm profesional në fushën e psikologjisë klinike.
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik i uron Nida Asanit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së kuadrove të reja në fushën e shëndetit mendor dhe kontributin e tyre në shoqëri.




