Author: Hamdi Kumanova

Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit, planifikon të vendosë një biletë të integruar për transportin publik, me të cilën qytetarët do të mund të përdorin trena dhe autobusë pa paguar biletë të veçantë për çdo ndërrim. Njoftimin e bëri kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke shpjeguar se qëllimi është që udhëtarët të mund të kombinojnë mjete të ndryshme transporti me një biletë të vetme. “Që të mos zbresësh nga treni, pasi ke paguar 40 denarë, dhe më pas të hipësh në autobus e të paguash edhe 35 denarë. Me një biletë të mund të udhëtosh nga Zelenikova…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se gjendja e sigurisë në vend është përmirësuar, duke iu referuar të dhënave për tetë muajt e parë të vitit 2026. Sipas statistikave të prezantuara prej tij, nga janari deri në gusht janë regjistruar 12 vrasje, krahasuar me 19 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i viktimave ka rënë nga 20 në 12, ndërsa tentativat për vrasje janë ulur për rreth 65 për qind. Edhe grabitjet janë ulur me rreth 40 për qind, ndërsa vjedhjet e rënda me rreth 30 për qind, krahasuar me vitin 2025. “Pyetja nëse qytetarët…

Lexo më Shumë

Qendra Kombëtare e të Dhënave (Data Center) pritet të ndërtohet në afërsi të zonës teknologjike-industriale në Bunardzhik, pranë Shkupit, bëri të ditur ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Sipas tij, lokacioni është pranë autostradës dhe rrjetit optik, ndërsa parcela nuk është tokë bujqësore produktive. Në të ardhmen, aty mund të ndërtohet edhe një central fotovoltaik për furnizimin me energji të qendrës. Projekti vlerësohet në 20 milionë euro, ku rreth 30% do të shpenzohen për pajisje, ndërsa 70% për ndërtimin e objektit. Qeveria planifikon që qendra të ndërtohet në mënyrë modulare, duke mundësuar zgjerimin e saj në të ardhmen, përfshirë edhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në paraqitjen e tij në RTMV, foli për situatën aktuale të sigurisë, hetimin për vrasjen në Çair dhe lëvizjen e krimit në tetë muajt e parë të këtij viti. Lidhur me vrasjen në Çair, ministri informoi se hetimi është ende duke vazhduar dhe se rrethanat që lidhen me njërin nga dy të dyshuarit po sqarohen, përfshirë edhe çështjen pse personi ishte në arrati në kohën e krimit. Toshkovski tregoi se në këtë fazë nuk mund të japë detaje shtesë rreth hetimit dhe pret që të dyshuarit së shpejti do të privohen nga liria.…

Lexo më Shumë

LSDM, përmes një deklarate kërkon që Prokuroria të ndërmarrë veprime për atë që ata e quajnë “përvetësim” prej 5.5 milionë eurosh që lidhet me festimin e 35 vjetorit të pavarësisë, të sponsorizuar nga Lotaria Shtetërore, ndërsa të mos veprojë vetëm për një person Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. KSHPK-ja dje informoi se është hapur një rast për konflikt të mundshëm interesi për kryetarin e komisionit që bëri përzgjedhjen e ofertës së vetme të paraqitur për festimin e pavarësisë, Nikollçe Micevski, i cili më vonë shfaqet si pjesëmarrës në programin në përzgjedhjen e të cilit ka marrë pjesë. Komisioni Kundër…

Lexo më Shumë

Banorët e Maliqit janë shprehur kundër propozimit për riorganizimin territorial dhe shkrirjen e Bashkisë së Maliqit me Korçën. Burime brenda takimit që po zhvillohet me kryeministrin Edi Rama thonë se disa nga pjesëmarrësit kanë kundërshtuar bashkimin e bashkisë së Maliqit me Korçën, duke kërkuar që Maliqi të vijojë të funksionojë si bashki më vete. “Mos e shkrini”, “Ne jemi kundër”, “A do t’i shkelë të gjithë kryetari vendet dhe fshatrat?“Ndryshoni, vendimin mos e shkrini Maliqin”, janë disa nga shqetësimet e përcjella gjatë takimit. Mësohet se kundërshtimi është adresuar nga qytetarë të ndryshëm, punonjës të administratës, por edhe fermerë, të cilët…

Lexo më Shumë

Kryegjykatësi Charles Smith ka bërë të ditur një nga konstatimet e trupit gjykues gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas Smithit, incidentet mbi të cilat janë bazuar akuzat për krime lufte dhe që kanë ndodhur pas 20 qershorit 1999, nuk mund të cilësohen si krime lufte. Ai shpjegoi se këto incidente kanë ndodhur pas përfundimit të konfliktit të armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe dhe se, sipas konstatimit të trupit gjykues, normat përkatëse të së drejtës së luftës nuk zbatoheshin më për personat në fjalë. “Incidentet mbi të cilat bazohen akuzat për krime lufte, të…

Lexo më Shumë

Deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm u regjistruan gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat asnjë nuk ishte aktiv, një zjarr ishte nën kontroll dhe 11 u shuan, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarri në komunat Makedonski Brod dhe Sopisht është nën kontroll: fshati Belica, komuna Kajorec (komuna M. Brod), i shtrirë deri në Jasen (komuna Sopisht) – pyll i ulët dhe i përzier. “11 zjarre janë shuar në Komunën e Tearcës: fshati Nerasht – mbeturina, Komuna Shën Nikollë: fshati Erxheli – bimësi e ulët dhe mbeturina, Komuna Veles: fshatrat Rashtani dhe fshati Beleshtevicë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e ka cilësuar si sinjal pozitiv për ekonominë e vendit vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit se projektet infrastrukturore dhe energjetike në Maqedoninë e Veriut krijojnë mundësi të reja për kompanitë amerikane. Durmishi tha se gjatë dëshmisë para Kongresit amerikan, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, veçoi pozitën strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e projekteve që forcojnë lidhjen rajonale. “Ky vlerësim na gëzon, por njëkohësisht na obligon të punojmë edhe më shumë”, deklaroi Durmishi. Sipas tij, synimi është krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve amerikane dhe evropiane, forcimin e kompanive…

Lexo më Shumë

Konjufca nga Haga: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë mbrojtëse, presim vetëm aktgjykim lirues Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë. Konjufca tashmë ka hyrë brenda objektit, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai para se të futet në Gjykatë tha se ishin dhjetëra figura ndërkombëtare që e dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptar të Kosovës. “Ajo luftë u zhvillua nga UÇK-ja, këtë ushtri e drejtoi shtabi i përgjithshëm dhe në këtë shtab kurrë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët…

Lexo më Shumë

Pas fillimit më të freskët të javës, në Maqedoninë e Veriut pritet rritje graduale e temperaturave. Në Shkup, nga e mërkura deri të shtunën, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradëve, ndërsa për të dielën paralajmëron mundësi për reshje lokale të shiut dhe bubullima. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike parashikon rritje të temperaturave ditore gjatë ditëve të ardhshme, me temperatura maksimale deri në 34 gradë. E mërkura me diell dhe temperatura deri në 30 gradë Sot në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 30 gradë, ndërsa mëngjesi do të jetë i…

Lexo më Shumë

Kryembrojtësi i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka dhënë një deklarim të shkurtër. Ai tha se nuk do të japë komente para shpalljes së aktgjykimit. “Do të flas pas vendimit”, tha ai shkurt për klankosova. Katër ish-krerët e UÇK-së do ta dëgjojnë në Hagë vendimin e parë gjyqësor për akuzat që rëndojnë mbi ta Aktgjykimi do të shpallet duke nisur në orën 10:00, ndërsa seanca pritet të zgjasë rreth dy orë. Vendimi do të shpallet veçmas për secilin prej katër të akuzuarve. Në bankën e të akuzuarve janë ish-presidenti i Kosovës dhe ish-komandanti politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit…

Lexo më Shumë