Qendra Kombëtare e të Dhënave (Data Center) pritet të ndërtohet në afërsi të zonës teknologjike-industriale në Bunardzhik, pranë Shkupit, bëri të ditur ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Sipas tij, lokacioni është pranë autostradës dhe rrjetit optik, ndërsa parcela nuk është tokë bujqësore produktive. Në të ardhmen, aty mund të ndërtohet edhe një central fotovoltaik për furnizimin me energji të qendrës. Projekti vlerësohet në 20 milionë euro, ku rreth 30% do të shpenzohen për pajisje, ndërsa 70% për ndërtimin e objektit. Qeveria planifikon që qendra të ndërtohet në mënyrë modulare, duke mundësuar zgjerimin e saj në të ardhmen, përfshirë edhe infrastrukturën për përdorimin e inteligjencës artificiale. Financimi do të sigurohet me mjete shtetërore dhe komponentë granti. Qeveria po zhvillon bisedime me institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare për sigurimin e financimit, pasi Banka Botërore nuk mund ta financojë projektin për shkak të mospërputhjes me kërkesat e BE-së. Sipas Andonovskit, blerja e pajisjeve pritet të realizohet gjatë viteve 2027–2028, në varësi të lëvizjes së çmimeve të pajisjeve harduerike. Aktualisht, Maqedonia e Veriut ka vetëm një qendër rezervë të të dhënave në Prilep, nën kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pas ndërtimit të qendrës së re kombëtare, të dhënat e institucioneve shtetërore pritet të migrohen në infrastrukturën e re.
Data 16.09.2026
Aktuale
- Sulmet iraniane shkaktuan dëme të gjera në bazat e SHBA-së në të gjithë Lindjen e Mesme
- Më pak vrasje në Maqedoninë e Veriut, nga 19 në 12 raste deri në gusht
- Qeveria zgjedh lokacionin për qendrën kombëtare të të dhënave – investim 20 milionë euro
- Toshkovski: Është ulur numri i vrasjeve dhe krimeve tjera në krahasim me vitin e kaluar
- LSDM: Prokuroria duhet të hetojë Llotarinë dhe festimin pavarësisë
- Banorët e Maliqit shprehen kundër shkrirjes së bashkisë në takimin me Ramën
- Smith në Hagë: Incidentet pas 20 qershorit 1999 nuk cilësohen si krime lufte
- Robotët kinezë në Serbi: Një rrezik për sigurinë evropiane?



