Pas fillimit më të freskët të javës, në Maqedoninë e Veriut pritet rritje graduale e temperaturave. Në Shkup, nga e mërkura deri të shtunën, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradëve, ndërsa për të dielën paralajmëron mundësi për reshje lokale të shiut dhe bubullima.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike parashikon rritje të temperaturave ditore gjatë ditëve të ardhshme, me temperatura maksimale deri në 34 gradë.
E mërkura me diell dhe temperatura deri në 30 gradë
Sot në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 30 gradë, ndërsa mëngjesi do të jetë i freskët, me temperaturë minimale rreth 10 gradë.
Edhe në pjesët e tjera të vendit pritet mot kryesisht stabil, me rritje graduale të temperaturave ditore.
E enjtja dhe e premtja, ditët më të nxehta
Të enjten pritet ngrohje e mëtejshme e motit. Në Shkup, temperatura mund të arrijë deri në 32 gradë, ndërsa të premten rreth 33 gradë.
Sipas DPHM-së parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë të ngrohtë gjatë të dyja ditëve. Të premten temperaturat maksimale në vend do të lëvizin nga 26 deri në 34 gradë, ndërsa ato minimale nga 11 deri në 18 gradë.
Edhe e shtuna do të jetë e ngrohtë
Moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe të shtunën, më 19 shtator. Në Shkup pritet temperaturë ditore rreth 33 gradë, me vranësira të pakta deri në mesatare gjatë ditës.
DPHM-ja parashikon temperatura maksimale nga 27 deri në 34 gradë në të gjithë vendin.
Të dielën pritet ndryshim i motit
Të dielën, më 20 shtator, moti mund të bëhet më i paqëndrueshëm. Parashikohen temperaturë rreth 31 gradë në Shkup, por edhe rritje të ndjeshme të mundësisë për reshje lokale të shiut dhe bubullima.
Sipas parashikimeve, mundësia për mot të ligë do të jetë më e madhe pikërisht gjatë së dielës. / Aktuale.mk




