Author: IM

Organizatori i studentëve nga Shqipëria, të cilët mbështetën protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Dasho Veizaj, ka ngritur në nivel ndërkombëtar çështjen e të drejtave të shqiptarëve në vend. Gjatë punimeve të Paktit të Ri Demokratik për Europën, Veizaj zhvilloi një takim me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Petra Bayr, ku diskutimi u përqendrua te gjendja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas Veizajt, në takim u theksua se nuk mund të ketë kompromis me të drejtën për përdorimin e gjuhës amtare, ndërsa ai kërkoi vëmendje më të madhe ndërkombëtare për situatën me të cilën…

Lexo më Shumë

Omer Ajdini ka reaguar ndaj propozim-ligjit të ri që parasheh përdorimin e gjuhës në dokumentet personale, si letërnjoftimi, si mekanizëm për dëshmimin e përkatësisë etnike gjatë punësimit në administratën shtetërore. Sipas tij, kjo zgjidhje është edhe më e dobët se sistemi i Balancerit, pasi, siç thotë, në vend që qytetarët të ndryshojnë deklarimin e përkatësisë etnike përmes noterit, tani mjafton të ndryshohet gjuha e letërnjoftimit për të manipuluar sistemin e punësimit. Ajdini vlerëson se ky mekanizëm praktikisht e zhbën funksionimin e kuotave etnike dhe hap rrugë për keqpërdorime, duke theksuar se përderisa vazhdojnë diskriminimi dhe paragjykimet në shtet, kuotat etnike…

Lexo më Shumë

Zyrtari i VLEN-it, Muamet Demiri, ka reaguar për emërtimet e rrugëve dhe institucioneve në Strugë, duke vlerësuar se edhe pas më shumë se 30 vjetësh nga pavarësia, qyteti vazhdon të mbajë emra të trashëguar nga ish-sistemi jugosllav. Përmes një postimi publik, Demiri thekson se në Strugë ende ekzistojnë emërtime si Rruga JNA, Bulevardi “Marshal Tito”, Rruga “Marks Engels”, “Proleterski Brigadi”, ndërsa edhe një shkollë fillore mban emrin “Josip Broz Tito”. Sipas tij, është koha që rrugët dhe institucionet publike të pasqyrojnë historinë, identitetin dhe personalitetet e vendit, duke pyetur nëse është normale që zemra e Strugës ende të mbajë emra…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj profesorit Jeton Shasivari, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me protestën e mbrëmshme në Tetovë dhe kritikave të drejtuara ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të cilin e quajti “Komandant Soravia”. Në një reagim publik, Ademi e cilësoi Shasivarin si “kërmill të pushtetit”, duke e akuzuar se është vënë në mbrojtje të politikave të VMRO-DPMNE-së dhe se veprimet e tij udhëhiqen nga ambiciet për të siguruar një post të lartë shtetëror. Sipas Ademit, Shasivari, i cili konsiderohet një nga autorët e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat,…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti PD-ja e Shqipërisë ka vite që organizon protesta partiake kundër Piktorit, por grumbullon vetëm aq njerëz sa për ta mbajtur gjallë vetveten dhe për t’i dhënë shpirt PS-së. Dhe do të vazhdonte të vepronte kështu, po të mos dilte rinia shqiptare, e cila i dëshmoi mbarë shqiptarisë se partitë organizojnë mitingje partiake e jo protesta mbarëpopullore. Pra, doli rinia shqiptare dhe i mbuloi bulevardet e Tiranës, me ç’rast më në fund e gjithë shqiptaria e pa se si shprehet pakënaqësia politike. Dhe, nëse ka shqiptarë në këtë planet që duhet të protestojnë e t’i mbulojnë vendbanimet e…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook prezantoi prioritetet e asaj që ai e quan Qeveria e re e re, duke theksuar se mandati i saj njëvjeçar do t’i kushtohet zbatimit të ndryshimeve në disa fusha kyçe. Sipas Velkovskit, ndër prioritetet kryesore janë paga fillestare prej 1.200 eurosh, shëndetësia e fortë publike, arsimi cilësor publik dhe mbrojtja e interesave shtetërore. Në postimin e tij ai shkruan: “Mandati njëvjeçar i Qeverisë së re do t’i kushtohet ndryshimeve dhe prioriteteve të qarta: * Pagë fillestare prej 1.200 eurosh *…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për Syri.net, ka kërkuar që GJKKO t’i drejtohet Departamentit të Drejtësisë në SHBA për të marrë dokumentet dhe sqarimet lidhur me kontratën GSIS–LSI. Meta pretendon se këto prova janë të domosdoshme për garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe për të provuar pafajësinë e tij. Duke folur për çështjet penale ndaj tij, Meta akuzoi prokurorinë dhe qeverinë e Edi Ramës për një proces të politizuar, ndërsa kërkoi transparencë të plotë mbi kontratat, pagesat dhe provat e administruara në dosje. Ai deklaroi se drejtësia duhet të bazohet te faktet dhe…

Lexo më Shumë

Logos-A nxori nga botimi librin me titull: “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar – Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit shqiptar” të autorit Ramazan Fetahu. Ky libër paraqitet si një vepër që fton lexuesin në një udhëtim të thellë shpirtëror dhe intelektual. Autori argumenton se filozofia islame, teologjia, misticizmi dhe qytetërimi shqiptar janë pjesë të një mozaiku të pandashëm, që ndriçon identitetin tonë kulturor e shpirtëror. Libri i autorit Ramazan Fetahu, iu shërben studiuesve, albanologëve, historianëve dhe masës së gjerë. Frymëzimi vazhdon…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ali Maskan Matematika, ndonjëherë, nuk është vetëm gjuha e numrave, por edhe e së vërtetës; ajo, pa vetdije, e vendos njeriun përballë pyetjeve më të lashta të filozofisë. Një prej këtyre strukturave është shiriti i Mobius-it, e cila, në pamje të parë, duket si një figurë e thjeshtë gjeometrike, por në të vërtetë mbart domethënie të thella mbi të vërtetën dhe iluzionin. Merrni një shirit letre dhe bashkoni skajet e tij, sikur të doni të formoni një unazë. Megjithatë, përpara se t’i ngjitni, rrotulloni njërin skaj me 180 gradë (gjysmë rrotullimi) dhe vetëm pastaj bashkojini. Figura gjeometrike që përftohet…

Lexo më Shumë

Në ambientet e Filharmonisë në Shkup, u mbajt koncerti i muzikës shpirtërore “Tasavvuf Musikisi”, të bashkëorganizuar nga Shoqata Kulturore dhe Humanitare “Ensar”, Instituti Yunus Emre dhe Halkbank Shkup. Në ngjarjen kulturore e artistike performuan artisti i njohur shkupjan, Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci nga Turqia, ku para një audience të gjerë, kanë sjellur një mbrëmje të veçantë me interpretime të muzikës tradicionale sufiste. Në këtë mbrëmje të paharruar, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe vendase si dhe shumë qytetarë e artdashës nga vendi dhe rajoni. Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri ka organizuar sot, një manifedtim madhështor me rastin e 25 vjetoritntë Betejës së Haraçinës. Por në këtë event nuk ka marrë pjesë asnjë nga liderët e VLEN ose përfaqësuesit e lartë të kësaj partie në Qeveri. Ndaj kësaj ka reaguar gazetari, Mefail Ismaili, i cili ka pyetur publikisht, pse sot askush nga krerët e VLEN nuk ka marrë pjesë në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët dhe Haraçinën? E ka ana tjetër vëmendje të madhe ka marrë prezenca e ambasadorit të Shqipërisë, Denion Mejdani! Postimi i plotë: “Sot, Daut Beqiri paska mbajtur manifestim…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në kuadër të forcimit të strukturës së tij akademike dhe rritjes së konkurrueshmërisë ndërkombëtare. Programet e reja të hapura në fakultete të ndryshme të universitetit kanë përfunduar me sukses procesin e akreditimit zyrtar në Maqedoninë e Veriut. Në këtë kuadër, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative janë akredituar programet Gastronomi, Menaxhim Hotelerik dhe Turizëm; në Fakultetin e Inxhinierisë programi Inxhinieri e të Dhënave (Data Engineering); ndërsa në Fakultetin e Arteve dhe Dizajnit janë akredituar programet Animacion dhe Prodhim Video si dhe Dizajn Mode. Me përfundimin e procesit të…

Lexo më Shumë